Qëndronte i fshehur prej kohësh në Londër, kapet anëtari i bandës së Endrit Dokles

Qëndronte i fshehur prej kohësh në Londër, kapet anëtari i bandës së Endrit Dokles

Endrit Dokle

Një prej anëtarëve të bandës së Endrit Dokles është arrestuar nga autoritetet angleze në Londër. Në pranga ra 51-vjeçari Vehap Biba, për t'u ekstraduar në Itali, pas llogarive të hapura që ka me drejtësinë italiane.

Gazeta Shqip raporton se policia angleze zbuloi se ai ishte fshehur në lagjen Feltham në perëndim të Londrës, qytet ku qëndronte prej kohësh i fshehur.

Në 2011 Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

Biba është anëtarë i bandës së Durrësit të Endrit Dokle, i cili në janar të 2020 u lirua me një vendim skandal të gjyqtares së së Krujës, Enkelejda Hoxha. Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm kur  u arrestua në vitin 2004, por gjyqtarja Hoxha e u liroi pas 16 viteve burg.

Dokles 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25 në total që u la përfundimisht (pas heqjes së dënimit përjetë), u konvertuan në shërbim prove.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë