Videoja emocionuese e ribashkimit mes një vajze dhe qenushit të saj pas 18 muajsh po “rrëmben” zemrat e shikuesve kudo rreth botës.
Mikayla Neil, 22 vjeç dhe qenushi i saj Tess kanë qenë “viktima” të masave shtrënguese anti-COVID, pasi për shkak të pandemisë nuk u takuan për plot 18 muaj.
Tess e ka njohur menjëherë Mikaylan, pavarësisht se nuk e kishin takuar njeri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë.
22 vjeçarja ka qëndruar në Zelandën e Re përgjatë kohës së pandemisë, dhe vetëm tani pati mundësi të kthehej në shtëpinë e saj në Australi.
Qentë janë miqtë më të mirë të njeriut! Ata shprehin ngrohtësinë dhe dashurinë e tyre në forma të ndryshme, por gjithmonë kanë mënyrën e tyre për të fituar zemrat tona.