Referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku një qen i llojit Pitbull sulmoi një vajzë 4-vjeçare, kanë reaguar edhe animalistët.
Duke i uruar shërim të shpejtë vajzës, animalistja Liljana Breshani shprehet se, sa i përket ngjarjes, ajo ka ndodhur pasi qeni kishte gjetur dhe po luante me një top të vogël në Lungomare, ndërsa vajza ka tentuar t’ia marrë, gjë që ka nxitur reagimin e tij dhe ka sjellë kafshimin. Sipas Breshanit, ngjarja është alarmante edhe për mënyrën se si kafsha është trajtuar më pas.
“Kemi qenë të informuar. Më vjen keq që kjo situatë është përsëritur. I uroj shërim të shpejtë vajzës së vogël, cila për fajin ë te tjerëve pësoi lëndim. Jemi para strehës time private, nuk është e bashkisë dhe nuk merr fonde nga bashkia. Sipas informacioneve, vajza kishte dalë me gjyshërit dhe kishte hedhur një top qenit pitbull që kishte dalë nga një shtëpi. Nga momenti që donin të luanin, gjyshja ishte trembur me të drejtë. Në momentet e atakut të panikut në lojën e vajzës me qenin, qeni duke dashur për të kapur topin, ka ndodhur kafshimi i pakontrolluar. Kështu ma shpjeguan mua”, tha Breshani.
Breshani thekson se kafshët sulmojnë për shumë arsye dhe një ndër to është edhe fakti që ato kërkojnë të luajnë apo vëmendje, si në rastin në fjalë. Sipas saj, kafshë të tilla të rrezikshme që kanë pronar duhet të lëvizin gjithmonë me maska mbrojtëse dhe me zinxhirë.
“Qeni kërkon të luajë, kërkon vëmendje. Edhe unë jam kafshuar nga kafshët”, tha ajo.
Për zgjidhjen e situatës, Liljana Breshani shprehet se duhet të ndërhyjë Bashkia e Vlorës. Sipas saj, deri tani nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për sterilizimin, vaksinimin apo strehimin e kafshëve. Breshani thekson se zgjidhja vjen përmes sterilizimit, vaksinimit dhe strehimit të tyre në struktura të posaçme.
“Sipas ligjit, ajo kafshë duhet të lëvizi me litar, i shoqëruar nga pronari dhe me maskë. Duhet sterilizim. Duhet të ndërtohen strehimore, për të larguar nga rruga kafshët problematike dhe të braktisura”, tha ajo.
Rasti i 4-vjeçares duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për institucionet, në mënyrë që të reagojnë në kohë për ndërtimin e strehave dhe për garantimin e proceseve të sterilizimit, vaksinimit dhe trajtimit të kafshëve.
Lajmi kryesor:
Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren, pronari 87-vjeçar nën hetim: Këputi zinxhirin! Qentë shqetësim në Vlorë, 3-5 raste në javë me kafshime









