Qentë e rrugës 'pushtojnë' Vlorën, çdo ditë 3 raste në urgjence me kafshime, por spitali fsheh fenomenin! Bashkia: Na i sjellin me kamionë qytetet e tjera!

Qentë endacake janë kthyer në shqetësim serioz për banorët dhe turistët në qytetin bregdetar të Vlorës. Ata shihen në koloni përgjatë Lungomares dhe përgjatë rrugëve kryesore. Një ditë më parë një turiste italiane ra pre e sulmit teksa kishte dalë shëtitje buzë detit.  Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet momenti kur ajo rrethohet nga 4 qen rruge, që lehin dhe e kafshojnë në këmbë.

Report TV u interesua pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal të Vlorës ku mësojmë se cdo ditë paraqiten 2-3 qytetarë me plagë nga kafshimet e qenve. Po spitali zyrtarisht perpiqet ta mbaje te fshehur fenomenin.

Shqetësimi i banorëve pranohet dhe nga përgjegjësi i Veterinarisë në Bashkinë e Vlorës, i cili thotë se qentë zbarkojnë me kamione në Vlorë nga bashkinë e tjera fqinje. Por nuk janë të pakta as rastet e braktisjes së kafshëve shtëpiake.

Si zgjidhje imediate por e përkohshme shihet sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të rrugës. Bashkia e Vlorës ka lidhur kontratën me një shoqëte dhe ka miratuar fondin me vlere 2.5 milionë lekë për këtë shërbim.

R.D/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 14/05/2024 19:49

    Po si thoni helmojini a keni zemer a ca keni ne vend te zemres gura se nuk arrij ta kuptoj...a nuk do behemi ndonjeher ne jo mjer shqiperia shkrete viti 2024 akoma te prapambetur jemi...duhet thjesht ato taksat te mos shkojne ne xhepat e atyre qe vjedhin po per tu bere puna qe duhet..

    Përgjigju
  • Iris: 14/05/2024 02:12

    Humbje kohe me sterilizimin e kastrimin.Njerezit ankohen per kafshime dhe per imazhin e shemtuar qe krijojne grupet e tyre ne rruge e sheshe.Me mire do te ishte te siguronit ndonje magazine te braktisur e t'a pershtatni si strehim per qente duke i mbledhur e larguar pergjithemone nga rruget,aty pastaj pasi t'i keni kastruar,vendosini per adoptim.

    Përgjigju
  • O vlore te ndriti fati qe ku zbriten qent nga fshati.: 13/05/2024 17:27

    Ja pra qe Vlora qën ska pasur ,por tani dhe po kemi ata na i sjellin qytetet e tjera ne si Vlore na mjaftojne qënt që kemi vet kudo, ne rruge ,institucione ,drejtor,drejtoresha Buçe etj etj ...

    Përgjigju
  • Tani: 13/05/2024 17:05

    Helmojini se jane nje rrezik i madh per perhapjen e semundjeve te ndryshme.

    Përgjigju
  • Njoni: 13/05/2024 16:51

    Bashkija duhet ti Largoj nga qyteti Ose ti helmoj per ca duhet ato ne qytet.

    Përgjigju
    • Bim: 14/05/2024 14:22

      Edhe ju jeni rrezik o Njoni e Tani por nuk ju helmon asnjeri. Nuk zgjidhet asnje problem me helmim se aty do ti keshe edhe mbas disa vite. Duhet te çohen ne shtepine e qenjve dhe maceve, te ushqehen, te sterilizohen dhe te behen fushata per adoptim ashtu siç ndodhe ne çdo vend te civilizuar

    • Vlonjati: 14/05/2024 10:04

      Zgjidhja urgjente per nje qytet turistik si vlora eshte grumbullimi ne periferi te vlores dhe te jene te izoluar ne nje ambjent te rrethuar ku bashkia fondin ta perdori per kujdesin dhe ushqimin ndaj tyre dhe te mos harxhoje leke kot per kastrimin dhe sterilizimin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë