Qeshni, qeshni me sondazhet

Qeshni, qeshni me sondazhet

Qeshën kur lanë mandatet e deputetëve, u vetëkënaqën me protestat pa popull, me dhunë e pa kuptim, gëzonin kur tallnin e shanin ndërkombëtarët, mbajtën barkun me dorë kur duhet të shkonin në zgjedhje, tani mbajnë të njëjtin qëndrim për sondazhin e bërë nga “MG Reserch” e Roberto Baldassarit në ReportTV, sondazh i  një profesionisti që mat zhvillimet më të fundit në kohën e koronavirusit.

Sondazhi nxjerr të pëlqyer Edi Ramën dhe partinë e tij, ndërsa ata, të mërzitur e tallës, sa vijnë e tkurren dhe vazhdojnë ta shohin të keqen vetëm të të tjerët në pafundësi.

Ka vepruar gjithmonë kështu kjo pjesë e politikës shqiptare: Që kur arrestuan Fatos Nanon dhe shkruanim, duke iu referuar drejtësisë italiane, se nuk kishte prova për akuzat dhe arrestimin, tërboheshin me median. Me ne. Në vend që të tërboheshin me prokurorë e gjykatës të politizuar, servilë pushtetesh që në vend që të bënin punën e tyre seriozisht për të mbërthyer një politikan që akuzohej për korrupsion, kënaqeshin sepse ua përkëdhelnin sedrën pa pushim.

Dhe vazhdojnë kështu për dekada të tëra. Edhe sot. Nuk ndryshojnë, nuk punojnë, nuk ndërtojnë strategji që të kapin zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, por vazhdojnë të shajnë, të prodhojnë atë që dinë ta prodhojnë më mirë: Urrejtjen, të keqen. Akoma nuk e kanë mësuar e pësuar se uthulla e keqe gërryen enën e vet dhe nga kjo padituri vazhdojnë e vazhdojnë derisa të zhduken, duke shpresuar që nga ky vend të dalin më në fund opozitarë të mençur e të mirë.

Qeshin sot me sondazhet disa politikanë dhe njerëzit e tyre përreth. Në të vërtetë, asnjëherë nuk dëshën t’i besonin sepse e ndjejnë veten superiorë në kullat që i kanë rrethuar me thasët e zinj të parave të korrupsionit apo të kriminalitetit. Sigurisht, i rrethuar ende nga milionat e viteve në pushtet, duke mbajtur distancë nga njerëzit dhe realiteti, të duket vetja shumë i mirë dhe habitesh se si ndërkohë zvogëlohet e zvogëlohet pëlqimi. Eshtë koha për të qeshur apo për të qarë për këtë opozitë pa logjikë?

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honglateri: 08/04/2020 13:12

    Qeshin me sondazhet ata qe populli ja u ka ngjesh e ja u ka rrad sa krahu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën