Në mesin e shtatorit Vlora vijon të mbetet atraksion i bukur veçanërisht për turistët e huaj. Në zonën e Radhimës këtë fundjavë janë të shumtë frekuentuesit nga Serbia, Italia dhe Gjermania të ardhur me kamperat e tyre në brigjet e Jonit.
"Jam nga Gjermania dhe vij për herë të parë në Vlorë. Më pëlqen natyra këtu, qetësia, po shijojmë bregdetin".- tha një qytetar.
"Jam nga Frankfurti dhe për herë të parë ndodhemi këtu. Është vend shumë i bukur. Kaluam nga Vlora dhe u vendosëm këtu. Jemi të kënaqur dhe do të kthehemi sërish".- tha një tjetër.
"Jam nga Gjermania dhe nuk e kam për herë të parë. E dua shumë Shqipërinë".- u shpreh një qytetar.
Një pushues serb me profesion piktor tregon se peshkon me grep çdo ditë pasi i jep kënaqësi.
"Jam prej 5 ditësh këtu dhe është shumë bukur. Deti është i pastër, një mrekulli. Edhe njerëzit shumë të mirë, nuk i njihja më parë. Tanimë Shqipëria është në zemrën time.'- u shpreh pushuesi serb.
Kështu u shpreh piktori që ka pasion dhe peshkimin, ndërsa nis të shpërndajë peshkun dhuratë tek cdo pushues të kampingut.