Në fokus të bisedës sot në emisionin “Rreze Dielli” ka qenë bima e eukaliptit, një pemë e cila ka ardhur nga Australia, dhe fillimisht u kultivua për bukurinë e saj, pasi çel lule shumë të bukura të ndezura dhe të bardha.
Më vonë, filluan të njiheshin edhe vlerat e bimës dhe sot njeh një përdorim të gjerë edhe në industrinë mjekësore.
Agronomi Zef Gjeta thotë se kjo bimë përshtatet shumë mirë edhe në natyrën shqiptare. Ai tregon se cilat janë përfitimet që mund të kemi nga gjethja e kësaj bime.
“Gjethja është një nga pjesët më të rëndësishme e kësaj bime, pasi ajo mbart veti shumë të larta antibakteriale, anti-inflamator, antivirale që lufton shumë sëmundje në trupin e njeriut. Janë dy forma që përdoret gjethja e kësaj bime: si çaj dhe si ekstrakt vaji. Natyrisht përdoret edhe një metodë shumë e thjeshtë: anës kokës së dushit lidhim një degëz të ekualiptit, e cila nga uji i ngohtë i dushit çliron disa avuj, të cilat janë shumë të mira duke na lehtësuar frymëmarrjen dhe duke na shlodhur. Cajrat e tij janë shumë të mira, përdoret për infeksione, luftojnë bakteret, viruset, lufton majisjen. Është shumë i mirë për trupin tonë. I bashkuar me vajra të tjerë ndikon shumë pozitivisht në gjendjen e organizmit tonë, edhe në rastet e infeksioneve të brendshme.” shprehet në “Rreze Dielli” agronomi Gjeta.
Çaji i eukaliptit rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga azma, reumatizma dhe shtrëngimet muskulore, si dhe është një kurë shumë e mirë ndaj stresit.
Kjo bimë njeh përdorim të gjerë edhe në prodhimin e drurit e të letrës.
D.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19
-
Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini
19 Janar 2023, 17:13
-
Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil
19 Janar 2023, 16:28
-
Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
16 Janar 2023, 15:18
-
Historia prekëse/ Prej 18 vitesh lufton me depresionin, 35-vjeçari rrëfen kalvarin e vuajtjeve në “Rreze Dielli” dhe si arriti të kurohej falë dr. Ylli Merjas
16 Janar 2023, 13:19
-
‘’Ndikimet planetare do të krijojnë mundësi të reja këtë javë”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)
16 Janar 2023, 11:38