Qeveria 1.3 mln Euro për gjyqin
kundër Becchettit në Arbitrazh

Qeveria 1.3 mln Euro për gjyqin<br />kundër Becchettit në Arbitrazh
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një vendim për të paguar shpenzimet e studiove avokatore rreth 1.3 mln Euro në arbitrazhin kundër biznesmenit Francesco Becchetti, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për 4 akuza.

Në mbledhjen e sotme qeveria i ka kaluar Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë 1 175 000 euro dhe 125 000 dollarë për kryerjen e pagesave të faturave të avokatëve të kontraktuar për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ICC, nr.20564/EMT Hydro S.R.L.

kundër Republikës së Shqipërisë, dhe ICSID, nr.ARB/15/28 Hydro S.R.L. & Others kundër Republikës së Shqipërisë, si dhe për çdo shpenzim tjetër të lidhur me to, në përputhje me faturat e miratuara nga Avokatura e Shtetit.

Gjyqi në arbitrazh bën fjalë për hidrocentralin e Kalivaçit, ku kompania Hydro Srl. i kërkon Shqipërisë të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh për TVSH-në lidhur me këtë projekt.
 
Historia e Hidrocentralit
Hidrocentrali i Kalivaçit, i pari që do të realizohej mbi Vjosë, ndërkohë që nuk kishte ende një studim përfundimtar lidhur me shfrytëzimin e burimeve hidrike të këtij lumi për qëllime të prodhimi të energjisë, dha shpresën për ardhje të investitorëve seriozë në Shqipëri, pas rrëmujave të 1997-ës dhe “epokës së piramidave”.  Projekti tejet ambicjoz për kohën, duhej të përfundonte në harkun kohor të pesë viteve.
 
Por, para vitit 2000 kompania e Francesco Becchettit nuk kreu asnjë punim derisa Këshilli i Ministrave të miratonte ndryshime të rëndësishme në kontratën fillestare, duke lejuar koncensionarin që të transferonte të drejtat në një kompani tjetër të kontrolluar prej tij. Pas rreth 15 milionë eurosh investime, janë ndërruar aksionerë e nënkontraktorë. Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l. në Itali, që mori përsipër zbatimin e kontratës së koncesionit për Kalivaçin.
 
Më 2007, BEG krijon “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. në Shqipëri dhe i kaloi kësaj koncensionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar. Pak ditë më vonë, “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. i shitet 100% “Hydro” S.r.l.
 
HEC-i nuk u realizua, por duket se ideatori i rrjetit të kompanive që zunë fill me këtë projekt kishte zgjedhur rrugë të tjera për të fituar nga mjedisi shqiptar.
 
Aktualisht, kompanitë italiane kanë hedhur në arbitrazh nderkomnbetare ne Paris shtetin shqiptar, duke i kërkuar 10 milionë euro detyrime për TVSH.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg