Qeveria, 10.3 mln euro
për shpronësime
Janë 1.4 miliardë lekë të reja, që janë disbursuar dje nga buxheti i shtetit në favor të ministrisë së Financave, për të mbuluar koston e shpronësimeve për rrugët nacionale. Përfituesit e rradhës duket të jenë pronarët në segmentin Tiranë-Elbasan, por edhe të tjerë.
TIRANE- Buxheti i shtetit ka disbursuar dje shifrën prej 1.4 miliardë lekësh, për t'ua kaluar pronarëve të objekteve që ndodhen përgjatë segmenteve të rrugëve nacionale. Ky vendim ishte marrë ditët e fundit të vitit të kaluar, por vetëm një ditë më parë është bërë realitet.
VENDIMISipas VKM nr.911, datë 30 dhjetor 2011, ministrisë së Financave, në llogarinë speciale të shpronësimeve, i është shtuar fondi prej 1.4 miliardë lekësh. Ky fond do të përballohej nga fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit për vitin 2011. Deri dje, ky vendim qeverie nuk është zbatuar, ndonëse kishte hyrë në fuqi menjëherë. Financat pritën të mbyllej viti që të kryenin një veprim të tillë. Kjo derdhje bëhet në të njejtën ditë, kur është bërë edhe kalimi i 2 miliardë lekëve nga arka e shtetit në atë të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në ndihmë të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, për blerje energjie nga importi.
KERKESATVendimet e Këshillit të Ministrave për shpronësime bëhen gjithnjë pas kërkesave të ministrisë së Transporteve, por në disa raste ato kapërcejnë në kohë edhe fillimin e punimeve në një segment të caktuar. Jo më larg se disa ditë më parë, banorët e Bërzhitës organizuan një protestë për faktin se askush nuk po kujtohet t'i paguajë, megjithëse punimet në rrugën e re Tiranë-Elbasan kanë filluar. Po kështu ka ndodhur me rrugë të tjera, si Unazën e Madhe, rrugën Koplik-Han i Hotit, etj. VKM-të e këtyre dy viteve të fundit ende vendosin pagesa për shpronësime në segmentin Dhërmi-Vuno, Porto Romano-Durrës, etj, që kanë mbaruar me kohë. Por, Kushtetuta e vendit detyron qeverinë që të mos kryejë asnjë veprim, pa paguar zhdëmtimin e pronarit për ndërtimin e objekteve me interes publik.
Me sa duket, përfitues nga shuma e fundit do të jenë pronarë të objekteve të patundshme në rrugën Tiranë-Elbasan, por pagesa mune të bëhen nga ky fond edhe për fatura "të prapambetura", që harrohen me vite të tëra në sirtaret e qeverisë.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7792
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë
24 Nëntor, 16:24
-
Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti
24 Nëntor, 16:19
-
Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje
24 Nëntor, 15:57
-
Vrasja e Eduart Reçit! Foto e dy vëllezërve Dukaj të arrestuar, hetimet: Polici i komisariatit nr 2 qëlloi me plumb në kokë ndërtuesin
24 Nëntor, 15:48
-
Renditja/ Në Vlorë ndalet ndeshja, futbollisti shijakas përfundon në spital! Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:48
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike
24 Nëntor, 15:33
-
VIDEO/ Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Dukaj i gjejnë në magazinë armë zjarri të dëmtuara e 6 objekte si silenciatorë
24 Nëntor, 15:32
-
Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet
24 Nëntor, 15:27
-
VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit
24 Nëntor, 15:26