Qeveria shqiptare me ndryshimet e fundit të bëra në buxhet i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë një fond shtesë prej 10 milionë dollarë, me qëllim blerjen e vaksinës kineze 'Sinovac' nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, ku ditën e djeshme erdhën dhe 192 mijë dozat e para. Vendimi është zbardhur në Fletoren Zyrtare, që ka hyrë menjëherë në fuqi.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama erdhi nga Stambolli me 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa zbuloi se marrëveshja është bërë për 1 milionë doza të vaksinës kineze, por kontrata fillestare me kompaninë është bërë fillimisht për 500 mijë doza që pritet të vijnë brenda dy muajve. Kjo sipas Ramës u bë pasi do të shihet procesi i infektimeve pasi është mjaft dinamik por edhe nevojat përkatëse të vendit dhe ecurinë në raport me tregun.
"Ne kemi të kontraktuara 500 mijë vaksina 'Sinovac' dhe kemi siguruar 1 milion e ca doza. Kemi preferuar të bëjmë një kontratë fillimisht me 500 mijë doza, për të parë më tutje të gjitha dinamikat, sepse është një proces shumë dinamik dhe këtu kemi ecur në mënyrë strategjike për të ruajtur një ekuilibër të plotë dhe me planin dhe me nevojat në raport me kategoritë dhe me numrin e përgjithshëm, por dhe me ecurinë e tregut", tha Rama.
Në vendimin e qeverisë botuar në fletoren zyrtare nuk është e specifikuar se për sa doza vaksinash kineze bëhet fjalë kjo pagesë prej 10 milionë dollarësh. Dje kryeministri Rama tha se në kontratën fillestare është bërë fillimisht për 500 mijë doza dhe në rast se pagesa është vetëm për këto doza vlera e një vaksine kineze të prodhuar nga 'Sinovac' është 20 dollarë. Ndërsa në rast se pagesa është për 1 milionë doza, atëherë vlera e vaksinës kineze llogaritet në 10 dollarë.
Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V. Procesi i vaksinimit anti-COVID në Shqipëria ka nisur që prej 11 janarit dhe deri tani në vendin tonë përdorën aktualisht vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe dje erdhi edhe ajo kineze Sinovac.
Nuk na tha “ Qeverria”, sa efektive eshte kjo vaksine?
Përgjigjupo deshe beje, po sdeshe mos na ..