Qeveria: Akt terrorist
shpërthimi në Mitrovicë

Qeveria: Akt terrorist <br />shpërthimi në Mitrovicë
PRISHTINE - Qeveria e Republikës së Kosovës “dënon aktin terrorist”, në të cilin humbi jetën një qytetar, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. “Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e aktorëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejtë”, lexohet në një njoftim për shtyp të qeverisë kosovare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë, shtoi i njëjti burim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër të gjithë atyre që rrezikojnë jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Prishtinës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka urdhëruar vendosjen e një pike statike te “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicë, në vendin ku ndodhi i incidenti. Ministri Rexhepi njëkohësisht ka kërkuar zbardhjen sa me të shpejt të rastit, ku mbeti i vrarë një shqiptarë dhe u plagosën 4 fëmijët e tij.

(im/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës