Qeveria ankand sekret 7 milionë
euro, "valuta" pa njoftim publik

Qeveria ankand sekret 7 milionë <br />euro, "valuta" pa njoftim publik
TIRANE - Në ankandin e pestë për këtë vit të blerjes së valutës së huaj, ministria e Financave ka siguruar 7 milionë euro të tjera, duke i këmbyer me lekë. Për këtë ankand, që është zhvilluar vetëm me praninë e bankave të nivelit të dytë, është mbajtur një heshtje totale, ndryshe nga herët e tjera kur është kryer blerje valute nga qeveria brenda vendit.

Blerjet e valutës evropiane kryhen për pagesat që është e detyruar të bëjë qeveria në të gjitha rastet kur kredia është e marrë në euro. Tanimë, jo vetëm kreditë tregtare që ka marrë në euro kërkojnë pagesën po në këtë valutë, por një gjë të tillë e kërkojnë edhe bonot e thesarit të emetuara në euro, interesat e të cilave duhet të paguhen në të njejtën mënyrë. Deri tani janë zhvilluar edhe katër ankande të tjera, konkretisht në muajt prill, qershor, korrik dhe gusht. Në këto dy muaj të fundit, janë zhvilluar në vend dy ankande të thesarit me bono në euro, duke synuar kryesisht thithjen e parave të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Shuma e valutës e parashikuar për t'u blerë këtë vit është 49 milionë euro. Në ankandin e fundit, bankat ofruan për shitje 12.25 milionë euro, por qeveria ka respektuar kufirin maksimal të parashikuar në shifërn e 7 milionëve. Shifra minimale e pjesëmerrjes në këtë ankand ishte 50 mijë euro. Janë paraqitur 26 oferta për shitje, ndërkohë që janë pranuar 17 prej tyre, sipas dokumenteve të ministrisë.

Blerja me sasi kaq të madhe e valutës nuk ka sjellë përfitim për shtetin, duke qenë se eurot janë blerë me 139.62 lekë, ndërkohë që ditën e ankandit, më 16 nëntor, Banka e Shqipërisë jepte një kuotë mesatare zyrtare të këmbimit euro/lek në masën 139.5, pra më të vogël se sa u pagua nga shteti.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?