TIRANE, 10 Dhjetor/ATSH/. -  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "d", të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, "Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /a.ke/