Qeveria ka marrë vendimin “për miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit nr.1, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë”.
Në vendimin e qeverisë thuhet se, “projekti mbarëkombëtar i terapisë parashikon pajisjen me aparaturë mjekësore bashkëkohore moderne të Shërbimit të Onkologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, konkretisht akseleratorit linear për mjekimin radioterapeutik i kancerit me rrezatim”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)