Kjo do të thotë se të gjitha zonat bregdetare që konsiderohen si me perspektivë për të zhvilluar turizmin nga ana e qeverisë, ku ka prona bujqësore të cilat nuk u janë njohur apo kthyer ende ish-pronarëve, do të pezullohen.
Sipas vendimit të qeverisë njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Për zbatimin e këtij vendim janë ngarkuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bashkitë: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

(Harta e përcaktuar sot nga vendimi i Këshillit të Ministrave)
s.k/Shqiptarja.com












