Qeveri çeke përmes një njoftimi përshtyp ka njoftuar se ajo kërkon të rrisë masat e sigurisë në aeoroportin ndërkombëtar në Pragë, e këtë gjë kërkon ta bëjë me përdorimin e kameave të njohjes së fytyrës.

Vendimi erdhi pasi antarët e qeverisë ranë dakord ti vendosin këto lloje kamerash në aeroportin “Vaclav Havel”, pasi miratuan më parë instalimin e tyre në  zonat e tranzitit. Përgjatë një viti autoritetet çeke kanë rritur masat e sigurisë në aeroportin e Pragës ku u vu re një shtim të forcave të sigurisë.

Gjithashtu zyrtarët çek njoftuan se edhe aeroportetet e tjera do të pajisen shumë shpejt me këto lloje kamerash.