Qeveria dënon sulmin ndaj delegacionit se

Qeveria dënon sulmin ndaj delegacionit se
“Ka mënyra shumë më demokratike për ta shprehur mllefin dhe pakënaqësinë”, ka thënë zëvendës kryeministrja Tahiri. 

Ajo ka shtuar se si Qeveri e Kosovës dënojmë sulmin e mbrëmshëm ndaj konvojit të delegacionit serb. Tahiri sqaroi se delegacioni serb i sulmuar dje ka qenë pjesë e Grupit punues për kthimin e kopjeve të dokumenteve kadastrale.

Ndryshe, të mërkurën rreth orës 16:10, në Prishtinë, nga persona të dyshuar është sulmuar me gurë konvoji i një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nën përcjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Si pasojë e kësaj, dy veturat e delegacionit serb me targa BG kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur.

Zyrtarët policorë kanë intervenuar menjëherë për ta parandaluar incidentin dhe kanë arritur të arrestojnë dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast, por njëri nga ta, pas intervistimit, me autorizim të prokurorit është liruar. Shqiptarja.com mëson se i liruari ishte ish deputet nga radhët e PDK-së me mbiemrin Canziba.

Delegacioni i Serbisë dje ka dorëzuar listën përfundimtare të të gjithë kopjeve të dokumentacionit të regjistrit kadastral që është marrë nga pjesa më e madhe e komunave të Kosovës. Tani ka ngelur  që ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ata të Pronës ta analizojnë këtë dokument rreth saktësisë dhe vërtetësisë e informatave që janë përfshirë në të. Lista përfshinë dosjet kadastrale të komunave, të Prishtinës, Podujevës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Rahovecit, Skenderajt, Ferizajt, Shtërpcës,Vushtrrisë, Deçanit, Gjakovës, Istogut, Lipjanit, Vitisë, Kamenicës, Drenasit, Klinës, Fushë Kosovës, Novobërdës, Obiliqit, Kaçaniku, Shtimes, Suharekës, dhe të Dragashit.

Zyrtarëve të delegacionit serb iu është ofruar ndihma mjekësore në stacionin numër 4, por ata kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë për ndihmë. Pas përfundimit të procedurave policore, veturat serbe janë transportuar me karrotres, ndërsa delegacioni nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka vazhduar rrugën për në Merdarë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit