Po qe i sëmurë me AIDS mund të shpëtosh edhe nga tarifa e pagesës së shkollimit. Të paktën kështu ka vendosur qeveria shqiptare, e cila teksa rendit shtresat sociale në nevojë që pasi të paraqesin dokumenatacionit përkatës do u falet gjysma e pagesës, siç janë të verbërit, jetimët apo fëmijë të policëve apo ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, rendit përkrah tyre edhe “të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS”.
Pa u përpjekur të hedhim hije dyshimi mbi qëllimin e mirë të qeverisë për të ndihmuar këtë kategori personash, vlen të theksohet ama, se të jesh i prekur nga HIV/AIDS nuk do të thotë domosdoshmërisht se je shtresë sociale në nevojë.
Dhe ajo që është më thelbësore, nëse me të vërtetë do të ndodhte kështu: pra të favorizoheshin ata që janë të prekur nga kjo sëmundje, do të cënohej privatësia, ruajtja e sekretit që x person apo student është i infektuar, që në të vërtetë është shumë më i rëndësishëm se sa falja e gjysmës së tarifës së shkollimit nga qeveria.
Kjo pasi, nëse studenti do që të përfitojë nga kjo lehtësi, duhet të paraqesë në sekreterinë e fakultetit dokumentin mjekësor se ai është i infektuar me HIV, gjë që askush nuk do të rrezikonte ta bënte.

(Faksimile e vendimit të djeshëm të qeverisë)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com