Në konferencën mbi 3-orëshe të fundvitit, Kryeministri Rama, siç edhe vetë e kishte parashikuar, nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për kryetemën e vitit, punën e SPAK.
“SPAK nuk është opozita e qeverisë por një institucion i ri i krijuar nga vullneti I kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, I garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Nuk është opozita e qeverisë por depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike bën që puna e SPAK të bëhet e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë”, tha Rama.
Megjithatë sipas kreut të qeverisë problemet janë aty dhe më madhori, që duhet të jetë çështje e gjithë shoqërisë tha është situata me paraburgimin në vend.
“Këshilli i Evropës është alarmuar, për burgosjen e njerëzve pa gjyq.... Ne kemi 4492 qytetarë në burgjet shqiptare. A e besoni dot ju që nga këta vetëm 1895 janë të dënuar? Çfarë është kjo? Nuk po hyj tek tjetra. Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Evropës për nivelin e dënimeve”, u shpreh kryeministri.
Për këtë paralajmëroi prekje të ligjeve të drejtësisë.
“Për paraburgimin një herë sigurisht që ka nevojë për ndërhyrje. Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar dhe të rri pa folur se thoni ju se e tha këtë për të dalë atje”, theksoi kreu i qeverisë
37 janë rastet që SPAK ka akuzuar zyrtarët e lartë të qeverisjes së tij, me 80% të tyre që i përkasin mandatit të parë e të dytë tha Rama. Ndryshe nga siç pretendohet u shpreh kreu i qeverisë akuzat e korrupsionit janë shumë pak, dhe këtu tha se duhet riparë edhe neni i ‘shpërdorimit të detyrës’ që cenon pavarësinë e ekzekutivit për vendimmarrje, duke marrë një shembull konkret.
“Kryetari i bashkisë të Fushë-Arrësit ka hapur një rrugë për komunitetin, ku janë prerë disa pemë. Nuk e di numrin e tyre. Ka bërë burg për prerje pemësh. Jo se të presësh pemë, nuk është krim, por pa iu lodhur me detaje, rasti është turp. BE ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion (shpërdorimin e detyrës). Pavarësia e një kryeministri, ministri, funksionari të lartë, është pavarësia për të marrë vendim. S’vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe jo ashtu. Kjo është një katastrofë dhe kjo ka ndodhur. Nëse vendimi im ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, është pavarësia e drejtësisë që vjen te unë, këtu ndahen këto”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Edhe pabarazia në tendera është një akuzë që nuk lidhet me korrupsionin tha Rama, pas pyetjes për dosjen Balluku.
“Ka dhe raste të tjera që nuk kanë lidhje me korrupsionin fare, asgjëkundi dhe që hyjnë tek këto raste dhe nuk po dua t’i komentoj. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Pabarazia në tendera është vepër tjetër, nuk është korrupsion, është tjetër”, pohoi Rama
Këtu një përgjigje e dha edhe për mesazhet e publikuara, për të cilat nuk ia kurseu kritikat SPAK-ut.
“Qëkur mesazhet janë prova? Dhe qëkur janë ushqim për mediat. Dhe kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetisë së shtrigave....Loja e disave brenda SPAK-ut, që s’kam parë asnjë hetim, se është vepër penale të nxjerrësh të dhënat nga dosja”, tha kryeministri.
Rreziku nëse nuk ndërhyhet në këtë situatë, sipas Kryeministrit është shumë i madh.
“Që kura të bëhet me e rëndë se sëmundja, nuk mund të presim që kjo të ndodhë. Mund të ndodhë për shembull që vendi të humbë 10% të GDP-së. Mund të ndodhë për shembull që biznesmenë të mos vijnë se mund të thonë ku i dihet çfarë ndodh”, theksoi kreu i qeverisë.
Lidhur me reformat e tjera, atë zgjedhore dhe territoriale, komisionet e të cilave PD i ka bojkotuar Rama ka këtë përgjigje për kundërshtarët politikë.
“Gjithmonë e kanë pasur derën hapur. Por neve nuk na merr kush peng. Ne punën do ta bëjmë me ata ose pa ata”, u shoreh Rama në konferencën e fundvitit.
Komente













Njerezit duhet te mbrojne me cdo kusht drejtesine. Perendimi e filloi rrugen dhe i takon shqipetareve ta vazhdojne dhe mbrojne. Mos dilni ne protesta per partite por per interesat dhe te ardhmen tuaj personale. Shpresoj te kete protesta te medha qe ti tregojne ketij te korruptuari qe mandatet s’i ka per te vjedhur dhe shkaterruar vendin.
PërgjigjuZoteri bej veting ne drejtesi ashtu si duhet. Nuk eshte e keqja te ligjet por tek njerezit e felliqur qe abuzojne me ligjet. Institucionet e "drejtesise se re" jane te mbushur me shoket e shoqet e Argites. Nuk ke bere reforme ne drejtesi por ke ngritur nje super studio ligjore ne pronesi te familjes Berisha. C'fare ligji mungon per te ngritur akuze andaj Saliut per 21 Janarin? C'fare ligji mungon per te ngritur akuze ndaj Saliut e Shkelzenit per Gerdecin? Asnje ligj,por mungojne njerezit e paster e me moral ne drejtesi. E ke mbushur drejtesine me legena si Kraja,Dumani,Bani,Dado etj etj.
PërgjigjuShumë e saktë! Mgja jo pak njerëz e kanë këshilluar ER të rregullojë funksionimin e ILd dhe Ministrisë së Drejtësisë. Prokurorët dhe Gjykatësit nuk mund të kwnë kaq liri veprimi, edhe për ata vepron ligji “check and balance”. Dhe sigurisht duhet ndryshuar situata e paraburgimit. Amnistia që tha MD mund tu jepte një goditje pas koke prokurorëve që i mbajnë njerëzit me muaj e vite. Gjë që mund ta bëjë Presidenti me një Dekret të veçantë.
Ik ore klloun ballkanik, asnjeri nuk impresionon dot mè. Je thjesht njè i dèshtuar, njè hiç. Shqipèria ecèn shumè mè shumè pèrpara pa ty nè krye. Ik, bashkè me Saliun tènd qè tè mban gjallè. Ai tjetri,,èshtè nè burg prej kohèsh. Mos daltè kurrè.
PërgjigjuMundohesh shume te mbrosh Ballukun sepse ke frik per veten, sepse ne mesazhet je ti qe jep urdhra. Por gjithe shqiptaret e kane kuptuar qe leket i ke mare ti dhe je ti qe vepron per mafian shqiptare dhe oligarket
PërgjigjuPo rri o Altin ha një tasë fasule. Ty edhe 10 dele të japësh nuk i ruan dot se ti ha ujku. Ben rolin e prokurorit se kush vjedh