Edhepse i quanin ilegalë, akuzoheshin edhe për trazirat dhe anarkinë, vrasjen e policit Enver Zymberit, e Selver Haradinaj, si duket Qeveria e Kosovës ka ndërruar mendje sa i përket komunikimit me përfaqësuesit serbë të veriut
Këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, në një intervistë televizive nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me kryetarët ilegalë, nëse, si tha ajo, ata do zgjidhen nga qytetarët e asaj pjese.
Është kontradiktore si deklaratë duke i patur parasysh deklarimet e kryeministrit Thaçi dhe vartësve të tij që patën deklaruar se do t'i ndalojnë zgjedhjet serbe.
Në veri të Kosovës funksionojnë disa komuna me këshilltarë e kryetarë të dalë nga votimet e bëra sipas ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com