Qeveria e Kosovës, “sekrete”
platforma e bisedimeve me Serbinë

Qeveria e Kosovës, “sekrete”<br /> platforma e bisedimeve me Serbinë
KOSOVE- Qeveria e Kosovës 10 ditë pas marrjes së “dritës jeshile” nga Kuvendi i Kosovës për fillimin e bisedimeve politike me Serbinë, ende nuk ka dhënë detaje nëse ka filluar me hartimin e platformës së bisedimeve.

Zyrtarët e lartë qeveritarë janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos japin asnjë informacion lidhur me hartimin e një platforme të mundshme.

Të kontaktuar nga gazeta “Zëri”, asnjë nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës nuk ka pranuar që të japë deklaratë për këtë çështje.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi nuk ka dashur të flasë për këtë temë. “Pyesni Enverin”, ka qenë përgjigja e tij e shkurtër.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka qenë edhe më i mbyllur, jo vetëm që nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të gazetës “Zëri”, por nuk i ka kthyer as sms-të lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër as Kryeministri Hashim Thaçi ditën e premte nuk ka dashur të flasë për platformën e bisedimeve. Kur është pyetur nga gazetarët pas vizitës që i ka bërë Bashkësisë Islame për t’u uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, nëse Qeveria e Kosovës do ta dërgojë platformën e bisedimeve në Kuvend për miratim, Thaçi ka pyetur gazetarët nëse këtë gjë duhet ta bëjë në Ditën e Bajramit.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës