Qeveria e Kosovës miraton
planin e zbatimit të marrëveshjes

Qeveria e Kosovës miraton <br />planin e zbatimit të marrëveshjes
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nënshkrimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, për të cilin është rënë dakord në parim nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të mërkurën në Bruksel.

"Kjo marrëveshje ka kompromise, por jemi siguruar që secili kompromis të jetë i tillë që shërben në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës, si në veri ashtu edhe në jug. Me këtë marrëveshje, Kosova ju ka dhënë një shans ideal qytetarëve tanë në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë tonë demokratike", u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, i tërë plani është planifikuar që të implementohet brenda gjashtë mujorit të ardhshëm.

Marrë nga "RKT"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm