Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur këtë të hënë ministrat e kabinetit qeveritar, ku gjatë këtij takimi u mor vendimi i miratimit të projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë .

Mësohet se gjatëmbledhjes së ditës së sotme Kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim.

“Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Po ashtu, ligji rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror. Mes tjerash, ligji definon qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovë”,ka thënë Haradinaj gjatë mbledhjes së Qevesë së Kosovës.

Ndërkohë bëhet e ditur se përgatititja e kesaj platforme  vjen në kuadër të ecurisë së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel dhe ka si synim thelbësor arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme mes dy vendeve, raporton REL.

Pas këtij votimi ky projektligj pritet të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë