/ATSH- B. Jashari/.- Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, i cili do të ruajë ndërmarrjen Trepça nga likuidimi, e thirrur për sot në orën 10:00 ende nuk ka filluar, ndërkohë që një orë më parë është mbledhur qeveria kosovare. Një numër i vogël i deputetëve ka mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit kosovar.

Sipas raportimeve të medias në këto momente, qeveria ka miratuar projektligjin për ndërmarrjet publike me dy nene të ndryshuara. Nuk dihet ende se për çfarë ndryshime bëhet fjalë, por ky ligj pritet të dalë para Kuvendit për miratim.

Burime të Express thonë se projektligji ka pësuar ndryshime ku ka të bëjë me Trepçën pas presioneve të Beogradit.