Qeveria e Kosovës raport dhe vija të kuqe për bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës raport dhe vija të kuqe për bisedimet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten se kushtetuta e vendit është vija e kuqe në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së qeverisë, e cila ka hartuar një raport rreth arritjeve dhe sfidave të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet në Bruksel. Raporti do t’i dërgohet Parlamentit të Kosovës.Kryeministri Haradinaj tha se kushtetuta e vendit nuk mund të shkelet nga askush në bisedimet me Serbinë, e cila sipas tij paraqet edhe vijat e kuqe se deri ku mund të shkoj çdo udhëheqës politik.

‘Ne kemi vija të kuqe, ne kemi kushtetutë të vendit, të shpallur shtet, kemi territor, nëse dikush del jashtë këtyre, ju e dini, do të thotë është shkarkua presidenti dy herë. Unë e kuptoj atë ide që me nxjerrë vija të kuqe parimore, por ne kemi kontratën nga e cila nuk guxojmë të dalim asnjë nga ne, është kushtetuta e vendit, kush do që del nga kjo kontratë ju e dini, pra është bukur e thjeshtë gjendja’ tha ai.

Kosova e Serbia kanë filluar fazën e parë të bisedimeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese nga të dyja palët. Por, ende është e paqartë se çfarë mund të jetë ajo marrëveshje.Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se nuk do të ketë vija të kuqe në bisedimet me Serbinë dhe se sipas tij do të bisedohen vetëm temat për të cilat pajtohen të dyja palët. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje tjetër të përkohshme dhe se palët nuk do të lejohen të kushtëzojnë negociatat me çfarëdo çështje.

Por, partitë opozitare, po e kritikojnë presidentin Thaçi për qasjen ndaj procesit të bisedimeve duke theksuar se ai po e bën këtë pa autorizim nga parlamenti.Kryeministri Haradinaj tha se në bisedimet që po zhvillohen me Serbinë duhet të përfshihen të gjithë përfshirë edhe opozitën. Ai tha se këto bisedime duhet të bëhen në mënyrë institucionale.

“Dalja nga kjo gjendje është një dakordim i disa t’i quaj parime të dialogut dhe ne si Kosovë i kemi përcaktuar që nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh dhe as lëvizje kufijsh me Serbinë, nuk ka defunksionalizim të tipit republika Srpska, nuk ka destabilizim, s'ka logjikë dialog dhe destabilizim, pra dialog e normalizim që nënkupton njohje. Dialogu nuk ka alternativë, po ashtu dialogu nuk mund të ikë nga rregulli institucional dhe është e pamundshme të iket nga institucionet e vendit”,tha ai.

Në pritje të raundeve të reja të bisedimeve me Serbinë, Kosova është përfshitë në debate për të ardhmen e këtyre bisedimeve dhe arritjen e një konsensusi politik për mënyrën e vazhdimit dhe drejtimit të tyre. Por, ky konsensus po shihet i vështirë për shkak të dallimeve të mëdha për mënyrën e qasjes dhe udhëheqjes së këtyre bisedimeve./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 08/07/2018 10:22

    Kryeministr,Jam nje mesimdhenes ne pension,Rritja e pagave, qeveritarve-ekzekutivit,parlamentareve, gjyqtareve ,administrates se burgjeve, deshmon per nje sistem qeveritare te ashpersimit, kercenimit e diktatures te shumices se sunduar.Ndoshta nga pleqeria,por kam frige nga keto paralajmerime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia