Qeveria miraton Rregulloren e garës për 12 drejtorët e Policive në Qarqe! I njëjti proces për Zv/drejtorin e Përgjithshëm, drejtorët e Departamenteve dhe shefat e Komisariateve

Qeveria miraton Rregulloren e garës për 12 drejtorët e Policive në Qarqe! I njëjti proces për Zv/drejtorin e Përgjithshëm, drejtorët e Departamenteve dhe shefat e Komisariateve

Foto ilustruese

Qeveria shqiptare miraton në mbledhjen e radhës që u mbajt ditën e sotme (16 tetor) Vendimin për Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, e konfirmoi marrjen e vendimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke e quajtur “një hap thelbësor, që vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”.

Pas këtij vendimi mësohet se jo vetëm 12 drejtorët e policive në qarqe, por edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, drejtorët e Departamenteve dhe Shefat e Komisariateve, do i në nënshtrohen garës testuese dhe verifikimit me konkurs, po në të njëjtin proces siç dhe u zgjodh kryepolici Ilir Proda, që zëvendësoi të dorëhequrin Muhamet Rrumbullaku.

“Ky akt përfaqëson një reformë të rëndësishme, që përmirëson strukturën dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qendror e vendor, përfshirë Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët e Drejtorive Vendore, si dhe Shefat e Komisariateve”.

Për herë të parë, normohet përmes një procesi konkurrues, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme përpara qytetarëve tanë”, tha Hoxha.

Ai sqaroi se reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike. Gjithashtu “synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit”.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të qarta për aftësitë drejtuese dhe organizative, me objektiv:
-Krijimin e një procesi të rregullt dhe të standardizuar për përzgjedhjen e drejtuesve;
-Nxitjen e transparencës dhe objektivitetit;
-Përcaktimin e kritereve të rrepta për vlerësimin e kandidatëve; Krijimin e komisioneve të për vlerësimin e aplikimeve dhe shqyrtimin e ankesave;
-Promovimin e meritokracisë dhe konkurrencës së drejtë;
-Garantimin e shmangies së konfliktit të interesit dhe parandalimin e diskriminimit

“Qeveria dhe Ministria e Brendshme mbeten të angazhuara për të vazhduar reformat e thella në Policinë e Shtetit, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar një siguri më të lartë për të gjithë qytetarët”, përfundoi Hoxha.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes

Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes