Qeveria italiane merr votëbesimin, Conte: S'po diskutohet dalja nga Euro, hapje me Rusinë, stop emigracionit

Qeveria italiane merr votëbesimin, Conte: S'po diskutohet dalja nga Euro, hapje me Rusinë, stop emigracionit

Giuseppe Conte pas marrjes se votebesimit ne Senat

ITALI-Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Conte ka marrë votëbesimin në Senat. Mbrëmjen e sotme ai arriti që të kalonte provën me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim në Senat.

Giuseppe Conte u shpreh se Roma do u qëndrojë besnike parimeve euro-atlantike, ndërsa u dha një përgjigje edhe skeptikëve për të ardhmen e euros dhe kundërshtimin e politikave shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Europian.

Në fjalën e tij të parë pas votëbesimit siguroi senatorët se ‘dalja nga euro nuk është aspak në diskutim’, por shtoi se ‘nuk do të heqim dorë nga rishqyrtimi i politikave ekonomike’.

Përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare ai tha se do të ketë hapje me Rusinë duke paralajmëruar rishikimin e sanksioneve, ndërsa duke u ndalur te emigracioni deklaroi se do të kontrollohet dhe se Italia nuk mund të përballojë e vetme fluksin.

“Ne nuk jemi dhe nuk do të jemi kurrë raciste, por Italia nuk mund të mbetet vetëm përballë këtij problemi” u shpreh Conte. Zgjedhja e Conte si kryeministër erdhi pas marrëveshjes për krijimin e qeverisë të dy forcave politike “Lega” dhe “Lëvizja 5 Yjet”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy