Pas dy ish-deputetëve të tjerë të LSI-së ka reaguar edhe Erisa Xhixho për deklaratën e Ilir Beqajt, deputetit të PS, se po merret parasysh ulja e pagave dhe pensioneve për të mbushur gropën e shkaktuar shtetit nga koronavirusi.

Xhixho thotë se në vend që të ndalohet vjedhja e parave të shqiptarëve me PPP, shtetit vazhdon të japë tendera sekret dhe të kërkojë ulje pagash.

"Qeveria e shtypjes dhe shkatërrimit kërkon uljen e pensioneve dhe rrogave të shqiptarve.
Nderkohë vjedhja e parave të shqiptarve të vazhdoj, me 250 milion euro PPP e koncensionet të mbeten të paprekura.
Me tendera sekret, nga ushqimet te letrat higjenike.

Jemi në kushtet e një shteti në prag falimentimit.
Qeveria të shprehet dhe ti tregojë Shqiptarëve në çfarë grope financiare e ka sjellë ekonominë e vendit, vjedhja vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Kjo tregon dështimin dramatik kësaj qeverie.
Sot maska, fasadat, propaganda kane rënë,"
-shkruan Xhixho në 'facebook'.