Qeveria ekuivalenton gradat, Ushtarakët mund të konkurrojnë për drejtorë të Policisë në Qarqe

Qeveria ekuivalenton gradat, Ushtarakët mund të konkurrojnë për drejtorë të Policisë në Qarqe

Foto ilustruese

Tiranë- Vendimi më i fundit i Qeverisë i hap rrugë edhe emërimit të Ushtarakëve në Policinë e Shtetit, me detyra të larta.

Projekti i nisur që prej kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ish-ushtarak, tani ëhstë finalizuar.

Pak ditë nga hapja e garës edhe për 12 drejtorët e qarqeve të Policisë, i hapet rruga rekrutimit të forcave ushtarake në Policin e Shtetit dhe gradave që i lejojnë atyre konkurrimin.

Sipas “Weblajm”, është hartuar edhe tabela e ekuivalentimin e gradave, ku një kolonel ushtrie merr gradën drejtues i lartë apo drejtues i parë dhe mund të konkurrojë për drejtor qarku, përgjatë kësaj jave.

Po ashtu efektivët që duan të largohen nga policia mund të shkojnë në Ushtri, tek Policia e Burgjeve, ose shërbimi zjarrfikës, duke ruajtur pagën dhe gradën.

Propozues të këtij ndryshimi rezulton se janë 3 ministrat e linjës: Ulsi Manja, ministër Drejtësie, Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm dhe Pirro Vengu, ministër Mbrojtjeje.

Ndërsa qeveria e ka argumentuar këtë barazim të gradave si më poshtë:

“Ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të Policisë së Shtetit, sipas ligjit nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të Gardës së Republikës, sipas ligjit nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, sipas ligjit nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me gradat e Policisë së Burgjeve, sipas ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar”pranë Policisë së Burgjeve, kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin.3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi”.

Tabela e ekuivalentimit të gradave

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 14/10/2024 12:10

    Ky eshte skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit