Qeveria heq bizneset
Shitësit zënë trotuarët

Qeveria heq bizneset<br />Shitësit zënë trotuarët
TIRANE- Rrugët pranë hapsirës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” më shumë se kurrë janë kthyer në oaze biznesesh nga shitësit ambulantë
që shesin aty gjithëfarë gjërash. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që bëri të mundur pezullimin dhe prishjen e të gjitha aktiviteteve brenda territorit të QSUT-së, ka bërë që një pjesë e mirë e tyre të zhvendosen në trotuaret pranë po kësaj hapsire. Kjo zhvendosje ka sjellë probleme për kalimtarët pasi është vështirësuar së tepërmi lëvizja e kalimtarëve në trotuare. Përveç veshëmbathjeve të reja dhe të përdoruar që kanë pushtuar totalisht telat dhe muret e rrethojës së ambjenteve spitalore, aty tregtohen edhe ushqime të shpejta, fruta perime dhe gjithçka që konsumohet në tryezë.

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në mungesë të vëmendjes nga ana e Bashkisë këto mini biznese kanë gjetur rrugën më të thjeshtë, atë të zhvendosjes vetëm disa metra më tutje, ku padyshim synohet e njejta klientelë, pra pacientët e spitalit dhe vizitorët e tyre. Kjo mbingarkesë e trotuareve nuk ka zgjuar asnjë reagim nga ana e Bashkisë, megjithëse është detyre e saj të çlirojë hapsirat e përbashkëta publike  në funksion të qytetarëve. Përvecse një pjesë e mirë e produkteve që tregëtohen aty janë jashtë standardit dhe pa asnjë kusht higjeno-sanitar, produktet tregtohen në trotuar, pra duke zënë hapsirat publike dhe duke u bërë pengesë për lëvizjen e kalimtarëve. Bashkia duhet të ndërhyjë në këtë situatë problematike dhe që kërkon zgjidhje të menjëhershme.
 
Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar