TIRANE - Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin sot për heqjen e masës së pezullimit, për shkollën e lartë private “Logos”. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ku theksohet se ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë, dhe ku “Logos” do t’i rikthehet veprimtarisë normale të mësimdhënies në përputhje me ligjin në fuqi.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR HEQJEN E MASËS SË PEZULLIMIT TË VEPRIMTARISË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË “LOGOS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 45, pika 4, e 63, pika 4, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Heqjen e masës së pezullimit të veprimtarisë shkollës private të arsimit të lartë “Logos”.
2. Shkolla private e arsimit të lartë “Logos” vijon veprimtarinë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligji dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
3.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe shkolla private e arsimit të lartë “Logos” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com