Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e mërkurë, në mbledhjen e radhës, miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 200 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara, që preken prej tyre, sipas listës që publikohet më poshtë.
Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon: për Qarkun Dibër (ZVRPP Dibër, Bulqizë, Mat), numri i parcelave ndërtimore është 63, me sipërfaqe të përgjithshme 15.278 m²; për Qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë, Kurbin), numri i parcelave ndërtimore është 15, me sipërfaqe të përgjithshme 4.781 m²; për Qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 3, me sipërfaqe të përgjithshme 614 m²; për Qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 61, me sipërfaqe të përgjithshme 17.639 m²; për Qarkun Durrës (ZVRPP Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 58, me sipërfaqe të përgjithshme 21.767 m².
Qeveria urdhëron zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (hipotekat) Dibër, Bulqizë, Mat, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Tiranë, Durrës të regjistrojnë, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to. Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Komente











