Qeveria kërkon eshtrat e 6000
viktimave të komunizmit, ja plani

Qeveria kërkon eshtrat e 6000<br />viktimave të komunizmit, ja plani
Gjatë periudhës 1944-1991 rreth 6,000 persona u ekzekutuan me apo pa gjyq dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve për varrim. Mes tyre shume ish-të burgosur vdiqën në burgje apo kampet e punës si rezultat i torturave e shkaqeve të tjera, por trupat e tyre janë ende të humbura sot e kësaj dite. Për këtë, qeveria do të nisë planin për gjetjen e të të zhdukurve gjatë komunizmit. Plan veprimi përshkruan një strategji graduale për përcaktimin e  rreth 6,000 personave të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist. Ky plan është i ndarë në dy faza.
 
Në konferencën e donatorëve për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi lexoi fjalën e kryeministrit, Edi Rama, i cili nuk mori pjesë për shkak të ndodhej në Kuvend ku po zhvillohet debat mbi buxhetin e vitit 2016.

“Në vende të cilat kanë përjetuar luftëra, si p.sh. ish-Jugosllavia, janë realizuar programe të rëndësishme për gjetjen e personave të zhdukur. Shtete që kanë humbur ushtarë në luftëra të ndryshme, kanë kërkuar e vijojnë të kërkojnë pa pushim trupat e të rëndëve të tyre. Për dekada me radhë. Ndërsa këtu, për fat të keq, ende nuk është kryer ndonjë proces serioz. Për këtë arsye, angazhimin i shtetit në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga regjimi komunist është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme politike, humanitare dhe shoqërore. Rëndësia politike e këtij procesi lidhet, së pari, me faktin se kërkimi i të zhdukurve është një akt i rëndësishëm distancimi politik të shtetit shqiptar nga praktikat antihumane të regjimit komunist”, thuhej në fjalimin e Ramës.

Kryeministri ishte kujdes që t’i referohej edhe At Zef Pllumit, i cili njihej si mik i tij por që ditët e fundit ka marrë kritika nga Françeskanët pasi qeveria ka dekretuar dënuesin e tij. 

​DONATORËT, QEVERIA KËRKON FINANCIMIN ME 5.4 MILION EURO 
Qeveria shqiptare do të kërkojë një fi nancim prej 5.4 milion eurosh nga donatorët për të kërkuar eshtrat e të pushkatuarve pa gjyq gjatë regjimit komunist dhe që ende nuk u janë gjetur varret. Për këtë është zhvilluar dje dhe takimi me donatorët ku është kërkuar mbështetja e nismës së qeverisë e cila realizohet për herë të parë në vend

ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SË PERSONAVE TË ZHDUKUR GJATË REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI
 
PLANI I VEPRIMIT
 
 
1. Ky Plan veprimi përshkruan një strategji graduale për përcaktimin e  rreth 6,000 personave të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, në periudhën 1944 - 1991.
 
Plani udhëzues i veprimit është i bazuar në diskutimet me autoritetet shqiptare dhe reflekton prioritetet e qeverisë e cila udhëhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), i njohur për ekspertizën në ndihmë të shteteve për të adresuar çështjen e personave të zhdukur si pasojë e konflikteve, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhunës politike.
 
2. Në mars 2015 ICMP mori një ftesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të diskutuar shtigjet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet ICMP dhe autoriteteve shqiptare për të adresuar çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist.
 
Në tetor 2015, një delegacion nga Qeveria Shqiptare realizoi një udhëtim studimor tre ditor në zyrat e ICMP-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Delegacioni shqiptar, vizitoi laboratorët e ADN-së së ICMP-së në Sarajevë dhe Tuzla, dhe Sektorin për Koordinim e Identifikim si dhe Projektin e  Identifikimit të Podrinjës në Tuzla; ata u informuan mbi të gjitha aspektet e programeve të ICMP-së që mund të aplikohen në kontekstin shqiptar.
 
3.Në periudhën 1944-1991, rreth 6,000 persona u ekzekutuan me ose pa urdhër të gjykatës dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve të tyre për varrim. Ka edhe raporte të shumta se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqe të tjera. Megjithatë, trupat e tyre janë ende të humbur.
 
4.Në pesë vitet e fundit autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë një përpjekje më të organizuar për të adresuar këtë çështje. Në vitin 2010 u zbulua varreza masive afër Malit te Dajtit. Si rezultat i zhvarrimeve nga Instituti Shqiptar i Mjekësisë Ligjore, 13 trupa u gjetën dhe mbetjet, të cilat ende nuk janë identifikuar, janë në kujdestarinë e Institutit.
 
5. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) është i vetëdijshëm se ka disa vende të njohura të varrezave të mundshme që lidhen me personat e zhdukur në Shqipëri. ICMP është gjithashtu i vetëdijshëm se në paraqitjet mediale, autoritetet shqiptare kanë kërkuar që të ketë një hartë të varrezave të mundshme. Megjithatë, autoritetet duhet të ndërmarrin hetime serioze në mënyrë që të paraqesin të dhëna të besueshme mbi ekzistencën e këtyre vendeve. Miratimi i Ligjit për hapjen e dosjeve nga regjimi komunist mund të shërbejë si një mjet i dobishëm për të ecur përpara me këtë proces.
 
6. Në aspektin e rezultateve të dëshiruara, Qeveria shqiptare propozon si më poshtë:
 
• Të sigurojë fonde për zbatimin e planit të veprimit që do të konsistojë në pasjen e kapaciteteve të nevojshme për të mbuluar dhe për të identifikuar deri në 6,000 persona të zhdukur, raste që datojnë nga periudha 1944-1991;
 
• Të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me ICMP që do të sigurojë një bazë ligjore për ICMP për të ofruar ndihmë për Shqipërinë dhe një marrëveshje teknike për zbatimin e Projektit. Marrëveshja e bashkëpunimit do të rregullojë statusin ligjor të ICMP-së në vend, si dhe do të mundësojë ICMP për transferimin ndërkufitar të mostrave biologjike pranë ICMP. Marrëveshja teknike do të përcaktojë fushën e asistencës së ICMP-së në Shqipëri;
 
 
• Për të bërë një angazhim të fortë politik në adresimin e çështjes së personave të zhdukur, duke përfshirë nënshkrimin e Deklaratës mbi rolin e shtetit në adresimin e çështjes së personave të zhdukur si pasojë e abuzimeve të konfliktit të armatosur dhe të drejtave të njeriut; ky hap do të realizohet paralelisht me planin e veprimit;
 
 
• Në kuadër të Projektit, për të zhvilluar kapacitetin teknik të Institutit për Integrimin e të Përndjekurve në aspektin e menaxhimit të të dhënave, ruajtjen dhe analizën e mostrave të bëra me personat dhe familjarët e tyre të zhdukur;
 
 
• Në kuadër të Projektit, për të zhvilluar kapacitetin teknik të Institutit të Mjekësisë Ligjore në drejtim të arkeologjisë dhe antropologjisë mjeko-ligjore për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe ekzaminimin e eshtrave të njeriut nga varrezat klandestine.
 
 
7. ICMP-së në Shqipëri do të jetë një komponent i Programit për Ballkanin Perëndimor.
 
8. Versioni i parë i planit të veprimit është hartuar nga diskutimet e mëposhtme të mbajtura gjatë një vizite në Tiranë nga një delegacion i ICMP-së, në 1-2 prill 2015. Plani i veprimit do të shërbejë si një udhëzues për të filluar procesin e lokalizimit, gjetjes dhe identifikimin e Personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist. Ky plan mund të përshtatet për të adresuar faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në proces dhe mund të përfshijë faza të ndryshme të zhvillimit harmonik të procesit.
 
 
9. Ky plan veprimi i rishikuar propozon zbatimin e projektit në dy faza.
 
Faza 1 do të përfshijë një vlerësim të nevojave në përgatitje për projektet pilot të Dajtit dhe Ballshit, dhe implementimin e këtyre projekteve pilote.
 
Faza 2 do të përfshijë: dorëzimin e sistemit të ICMP-së për menaxhimin e të dhënave të identifikimit (bazës së të dhënave), mbledhjen e mostrës referencë të familjeve, krijimin e një regjistri qendrore për personat e zhdukur, trajnim në fushën e aftësive të trajtimit të trupave në morg, si dhe testimin dhe përputhshmërinë e ADN-së.
 
 
1.Faza e I: vizitë studimore e ICMP-së për vlerësimin e nevojave të Shqipërisë. ICMP-ja do të punojë me autoritetet për të përcaktuar kërkesat specifike të qeverisë shqiptare me qëllim adresimin e objektivave të Qeverisë në trajtimin e çështjeve të personave të zhdukur.
 
Vlerësimi do të ketë në fokus të veçantë nevojat dhe kërkesat për zbatimin e projekteve pilot të Dajtit dhe Ballshit, duke përfshirë:
 
 
a) Burime që autoritetet shqiptare kanë në dispozicion (përfshirë stafin, lehtësirat dhe pajisjet);
b) Kuadri ligjor ekzistues për trajtimin e çështjes së personave të pagjetur;
c) Statusi dhe natyra e të dhënave të të zhdukurve, familjeve gjatë regjimit komunist;
d) Informacion në dispozicion mbi zhdukjet eventuale dhe vendndodhjen e varreve;
e) Informacioni ekzistues që mundëson lidhjen ndërmjet varrezave të caktuara për familje të veçanta të personave të zhdukur;
 
f) Organizimi aktual gjyqësor, hetues dhe ligjor dhe menaxhimi i tij;
 
g) Cila organizatë shtesë gjyqësore, hetimore dhe ligjore është e nevojshme (duke përfshirë për shembull mbrojtjen e të dhënave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore);
 
h) Burimet e nevojshme për të arritur objektivat e projektit, mungesa e burimeve dhe përcaktimi i këtyre burimeve;

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë