Qeveria kërkon kredi 80 mln $ nga BB! Ministria: Do të përdoret për përmirësimin e financave dhe monitorimin e PPP-ve

TIRANË- 80 milionë dollarë është kredia e radhës që do të marrë qeveria shqiptare nga Banka Botërore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Financave, e cila sqaron se kjo mbështetje buxhetore është një kredi e butë, me kushte financiare të favorshme, që është e fokusuar veçanërisht në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e politikave fiskale.

Në njoftim Ministria e Financave liston 3 aspektet ku do të përqendrohet projekti në fjalë.

“1. Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së financave publike.

2. Përmirësimi i financave për rritjen dhe rimëkëmbje.

3. Mbështetje për mundësitë sektoriale për zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ky financim do të përdoret për të përmirësuar sistemin fiskal, stabilitetin makroekonomik, duke synuar zbutur rreziqet e sektorit fiskal dhe financiar. Një nga rreziqet kryesore dhe shqetësim i ngritur shpesh është edhe mbajtja nën vëzhgim e PPP-ve.

“Vitet e fundit, ndërsa Shqipëria është përgjigjur gjithnjë e më shumë ndaj presioneve buxhetore duke u kthyer në partneritete publike private (PPP) për të përmbushur nevojat e shërbimeve publike duke përdorur kapitalin privat, rreziqet fiskale jashtë buxhetit janë rritur. Kriza e tanishme ka rritur presionet buxhetore edhe më tej. Prandaj, ky operacion mbështet një kornizë të forcuar të përzgjedhjes dhe monitorimit për PPP që synon të sigurojë që projektet ofrojnë vlerë më të mirë për para dhe që rreziqet për buxhetin të jenë më të përmbajtura. Ky veprim përfshin botimin e raportit të parë të monitorimit të PPP të Shqipërisë, si dhe institucionalizimin e botimeve të rregullta që shkojnë përpara - duke sjellë transparencë më të madhe për një pjesë të ekonomisë shqiptare që ka qenë famëkeqe për paqartësinë dhe polemikat politike”, thuhet  në dokumentin ku kërkohet kredia.

Dokumenti i MFE per kërkesën e kredisë

Në kuadër të përmirësimit të financave publike dhe të rritjes së transparencës, një pjesë e kësaj kredie do të shkojë edhe për monitorimin e këtyre partneriteteve, në mënyrë që të minimizohen rreziqet fiskale apo detyrimet buxhetore që mund të rrjedhin nga ato.

Projekti në fjalë sipas Ministrisë ka nisur që në vitin 2018, dhe marrja e një financimi të ri nga BB sipas saj do të shërbejë si një shtysë e mirë për ecurinë e disa reformave strukturore kritike, që mbështesin ristrukturimin ekonomik dhe një rikuperim të shpejtë.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/08/2020 19:54

    PPP jane mortja e zhvillimit ekonomik jo per veprat qe jane te domosdoshme por risku qe merr shteti dhe kosto super e larte e ndertimit Justifikimet e Gjiknurit dhe Ahmetajt jane down per aresye llogjike. Me mire shteti ti merrte borxh me %te ulet dhe e lante per 13 vjet ,se sa te paguaj investitorin si frengu pulen. PPP per mua jane me ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi