Qeveria: Kushti që kryeministri
Vuçiç të vizitojë Kosovën

Qeveria: Kushti që kryeministri<br />Vuçiç të vizitojë Kosovën
Pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë.

Vuçiç pritet të vizitojë Kosovën këtë të mërkurë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Hoxhaj ka deklaruar se ka qenë vendim i vështirë për qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë, mirëpo vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian./Telegrafi/

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë tensionuar pas incidentit me trenin, arrestimin e Haradinaj në Francë dhe së fundmi paralamenti i Kosovës ka pezulluar bisedimet me shtetin fqinj.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë