Qeveria, mbi 3 milionë lekë
për kurimin e Shpëtim Saraçit

TIRANË - Qeveria ka vendosur sot një shtesë fondi prej 3 287 000 (tre milionë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekësh në buxhetin e vitit 2013 për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të kompozitorit Shpëtim Saraçi.
 
Sipas vendimit, ky fond duhet të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
 
Janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Kompozitori Shpëtim Saraçi është nisur për kurim intensiv në Gjermani, pasi ka marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël, që prej më shumë se 10 ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ka ende përmirësimin e dëshiruar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti