Qeveria në Gjirokastër, Rama kritikon bashkinë për rrëshqitjet e dherave: Së shpejti nis rruga Kardhiq-Delvinë

Qeveria është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës në një mbledhje dy ditore, ndërsa kryeministri Edi Rama doli pasditen e sotme në një komunikim me mediat duke listuar projektet e qeverisë për këtë qark dhe atë se çfarë është bërë deri tani. 'By-pass'-i i Tepelenës dhe rruga Kardhiq-Delvinë janë dy nga projektet madhore që Rama u shpreh se do të fillojnë së shpejti.

Një pikë e rëndësishme ku u ndal kryeministri ishin edhe rrëshqitjet e dherave në dy lagje në Gjirokastër, ku u rrezikuan dy pallate, ndërsa shigjetoi bashkinë e drejtuar nga LSI.

Shefi i qeverisë tha se nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por falë ndërhyrjes së qeverisë është zgjidhur. Sipas kryeministrit projekti është studiuar dhe do të ketë një ndërhyrje të plotë në këtë zonë ku ka pasur rrëshqitje të dherave.

Së shpejti fillon by-pass i Tepelenës, por edhe rruga Kardhiq-Delvinë, më në fund bëhet realitet duke nisur nga ky vit. Janë edhe një serë projektesh të tjera në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, por edhe shumë projekte të tjera në shëndetësi, arsim ku do të ndërtohen disa shkolla.

Gjirokastra si qark është edhe pjesë e programit të '100 fshatrave' me 13 fshatra që janë përzgjedhur. Përsa i përket pikës kritike në qytet të rrëshqitjes së dherave, faktikisht për fat të keq nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por është kapërcyer me studimin e plotë. Ndërhyrja do të bëhet e plotë, ai problem do të zgjidhet njëherë e mirë. Është një shqetësim real për shumë banorë të zonës.

Edi Rama

Konferenca e plotë në Gjirokastër/ Pyetjet nga gazetarët

A ka një strategji për ndryshimin e kësaj panorame pesimiste?
Sot numri i hoteleve dhe bujtinave është mbi 15, ndërsa para pak viteve ishte 2-3. Panorama ka ndryshuar. Gjirokastra është një zonë kufitare ka jetuar me emigracion, do të vijojë të jetojë si një zonë kufitare, ne duhet ti japim mundësi të ngrihet mbi potencialet e veta. Nëse kthen kokën pas, nga sot dhe dje ka ndryshim, por ka ende shumë për të bërë. Në dy muajt e fundit janë 320 të punësuar në Gjirokastër, por ka një shkallë të lartë të refuzimit të punës në privat, tendenca është për të marrë një punë në shtet. Por të diskutojmë plagët e vjetra është diskutim pa kuptim.

Kam dy pyetje, e para përsa i përket rrëshqitjes së dherave dhe e dyta për mundësitë që kanë fëmijët për argëtim në këtë qark?
Kemi bërë projektin dhe e zgjidh këtë problem. Ajo pikë e kthyer në plagë nga papërgjegjshëmria e administratës së mëparshme. Përsa i përket kinemave, nuk i ndërton shteti. Ka një rënie edhe në vende të zhvilluara në pika periferike. Shteti mund ti mbështesë, por nuk është ky thelbi. Është një cështje e pushteti vendor, nuk i bën qeveria, pasi nuk është edhe qeveri, edhe bashki, edhe komunë, është cështje projektesh dhe idesh. Në realitete të tjera ka zhvillim edhe me më pak fonde, ne mund të mbështesim, nuk mund të bëjmë projektet e bashkive.

Pse u aneksua Gjirokastra për aeroportin?
Kjo nuk është cështje zgjedhje, kjo është cështje llogarish dhe investimi në Vlorë ka tjetër ekonomi shkalle, ndërsa në Gjirokastër ka tjetër. Është cështje e interesit dhe potencialit, nuk kemi hequr dorë, jemi në diskutime, ka disa opsione, nuk do të bëjmë dy aeroporte, me siguri do i vijnë radha e aeroportit të zonës, a do të jetë në Gjirokastër apo Sarandë kjo do të shikohet. Patjetër nëse do të vlerësohet, nëse do të ketë një opsion realist për Gjirokastrën do ta bëjmë, kjo varet nga interesimi i sipërmarrjes, nuk i financon qeveria.

Liqeni i Viroit, a ka mundësi të bëhet praktika e Tiranës dhe në Gjirokastër?
Së pari, gjithmonë thonë mollët e komshiut duken më të kuqe, mos jeni kaq të sigurt dhe së dyti, nëse do të shikojmë sa gjëra janë bërë, na duhet të jemi modest për radhën, se nuk mund ti bëjmë për njëherë. Unë Gjirokastrën e njoh shumë mirë, Libohova ishte një depresion i gjallë, sot është një situatë tjetër. Tepelena për cfarë mund të ndalohej më parë, sot ndalojnë dhe ka plot turistë, Përmeti ka hyrë në një rrugë tjetër, në Këlcyrë po bëhet një transformim i rëndësishëm. Nuk dua të them se kush e ka përgjegjësinë për prapambetjen, pasi kjo është e qartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë