Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një dëgjesë publike me pakicat kombëtare, ku dhe  është përplasur me kreun e Bashkisë së Dropulit.

Rama është njohur me ankesat e kreut të bashkisë, pasi sipas tij nuk ka investime nga qeveria në bashkinë që ai drejton.

Sipas kryebashkiakut të Dropullit është ankuar që nuk është e njëjta situatë në gjithë zonën e tij, pasi gjysma është e pajisur me ujë e gjysma jo.

Pjesë nga debati

Kryetari i bashkisë: Ne kemi disa projekt të mira dhe brenda 4-vjeçari do ti mbarojmë.

Rama: Nuk me the atë punën e ujit, që ti japim përgjigje qytetares

Kryetari i bashkisë: Dropulli i poshtëm, është më mirë se paguan, ndërsa Dropulli i Sipërm nuk është mirë se nuk ka paguar të gjithë detyrimet.

Rama: Jemi mirë nga poshtë s’jemi mirë nga lart, nuk duhet ti ndajmë kështu.

Kreu i bashkisë: Ne nuk kemi marrë investime, Dropulli i poshtëm punon me pompa prandaj ka ujë, por harxhon shumë energji eklektike.

Rama: Keni marrë fondin që u takon. Në bazë të ndarjes që është bërë.

Kreu i bashksië: Nuk kemi marrë as 30 milion lekë.