Qeveria merr vendimin/ Banorët që preken nga 'Unaza e Madhe', do të jetojnë me qira pa afat në banesat sociale

Qeveria merr vendimin/ Banorët që preken nga  'Unaza e Madhe', do të jetojnë me qira pa afat në banesat sociale

Kryeministria

Këshilli i Ministrave ka vendosur që familjet që preken nga zbatimi i projektit "Unaza e Madhe" në segmentin "Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës" do të përfitojnë pagim pa afat të qerasë së plotë në banesat sociale, nga momenti i mbarimit të afatit të pacaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin.

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar pikën 1 të vendimit nr 230, datë 13 mars 2015, ku thuhej se familjet e prekura nga projekti përfitonin pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare dhe ka shtuar një pikë te re, ku cilësohet se financimi i qirasë për familjet përfituese do të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare" dhe për zbatimin e tij janë ngarkuar ministria përgjegjëse për strehimin, ministria përgjegjëse për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enti Kombëtar i Banesave, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tiranë

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 30 e 33, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 

1. Pas lidhjes 2/2 shtohet lidhja 2/3 me listën emërore të subjekteve që do të trajtohen me qira, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Lista emërore sipas lidhjes 2/3 dhe lista emërore e familjeve që nuk janë paraqitur për tërheqjen e qirasë të verifikohen nga Enti Kombëtar i Banesave dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me njësinë administrative që mbulon zonën.

2. Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të pacaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin.”.

3. Pika 1/1 shfuqizohet

4. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/2 e 1/3, me këtë përmbajtje: “1/2. Financimi i qirasë për familjet përfituese të mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin, 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe zbatimi të bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave. Për vitin 2018, familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia Tiranë përfitojnë vetëm diferencën ndërmjet qirasë së vlerësuar nga EKB-ja me shumën e bonusit që kanë përfituar nga Bashkia Tiranë. 1/3. Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin.”

5. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.

6. Kudo në përmbajtjen e vendimit, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit” zëvendësohet me fjalët “… ministria përgjegjëse për strehimin …”.

7. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin, ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, Enti Kombëtar i Banesave, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik

Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik