Këshilli i Ministrave , miratoi sot financimin për fuqizimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor, me fokus kujdesin spitalor.
Në një deklaratë për shtyp, pas mbledhjes se Keshillit te Ministrave, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se 'janë 32 milionë euro, të cilat duke filluar nga mesi i këtij viti do të bëhen efektive".
Sipas Beqaj, ky financim do të mbështesë fuqizimin e rrjetit spitalor, kryesisht atë rajonal, me përmirësime në infrastrukturë, me zgjerim të kapaciteteve kuruese dhe diagnostikuese, me zgjerim të përdorimit të shëndetësisë elektronike. Kjo, sepse, sipas tij mbulimi universal, është i arritshëm nëse shoqërohet me aksesin universal.
Ndërkaq, bashkë me financimet tashmë të miratuara për 17 milionë euro për fuqizimin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", 5 milionë euro do të shkojnë për fuqizimin e Spitalit Universitar të Traumës dhe 10 milionë Franga zvicerane për mbështetjen e nismës "Shëndet për të gjithë".
/atsh/
/Shqiptarja.com