TIRANE, 21 janar /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme:
1. Miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2015.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Evropian, Departamenti i Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj në Kryeministri dhe të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2015. /a.ke/









