Këshilli i Ministrave ka marrë sot disa vendime mes të cilave dhe atë për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë gjermane për bashkëpunim financiar në projektin “Linja Unazore 110 KV në jug të vendit. Ky projekt do të sjellë përmirësimin e eficensës në fushën e energjisë.
Një vendim tjetër është miratimi në parim i protokollit shtesë të konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit.
Po ashtu është firmos një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës me Maqedoninë.
Gjithashtu janë shpallur zonë arkeologjike dy vendbanime në Koman (Dalmacja e Vjetër) dhe u miratuar rregullorja për administrimin.
Mes vendimeve të tjera është edhe vendimi për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave për procesin e akreditimit të aktiviteteve të edukimit për profesionistët e shëndetësisë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com