Qeveria miraton pr.buxhetin 2024, Mete: 39 mld lekë për rritjen e pagave, brenda 2024 paga mesatare 900 euro! Rritet fondi për bashkitë dhe ushtrinë

TIRANË- Qeveria ka miratuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2024. 7 miliardë euro është projektbuxheti i vitit të ardhshëm i miratuar nga Këshilli i Ministrave, që garanton rritje ekonomike të parashikuar në 3.8%. Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuar në të njëjtën kohë balancën e duhur të ekuilibrave makroekonomikë dhe fiskalë.

Pas mbledhjes së qeverisë Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se 39 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe tek forcat e rendit me synim që paga mesatare të arrijë 900 euro.

Fokus të shtuar tha ministri do të ketë edhe mbrojtja sociale.

“1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj”.

Ndërsa investimet publike do të mbështesin sektorin e turizmit, bujqësinë dhe infrastrukturën, si dhe procesin e rindërtimit. 2% e prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2024 do të përdoret për angazhimet e anëtarësimit në NATO, ndërkohë që janë parashikuar 71 miliardë lekë për pushtetin vendor.

Po ashtu në projektbuxhet lihet e hapur mundësia që vendi të dalë përsëri në tregjet e huaja për të marrë borxh.

“Nevoja për financim dhe rifinancim të borxhit publik është. E rëndësishme është që borxhi publik projektohet të jetë rreth 60% në fund të vitit që është një kufi që nëse do vazhdojë të zbresë edhe më poshtë na çon ne në grupin e vendeve me financa publike më të forta”.

Sa i takon paketës fiskale të vitit që vjen, qeveria ka vendosur të kufizojë rritjen e akcizës me normën e inflacionit, rregull i vendosur në vitin 2021.

“Në vlerësimin tonë, nisur nga niveli i pazakontë i inflacionit në dy vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë. Ndaj propozojmë vendosjen e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite”.  

Pra akciza për karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet bazuar në normën e inflacionit por vetëm 1.5%. Kurse për produktet e nënproduktet e duhanit, akciza do të vazhdojë rritjen e parashikuar.

Qeveria ka vendosur të mos prekë TVSH-në për sektorin e arsimit dhe të shërbimeve financiare siç ishte paralajmëruar, ndërkohë që ka bërë ndryshime në ligjin e procedurave tatimore duke vendosur rregulla për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe, për të pasur informacion për kompanitë e huaja që kanë filiale në Shqipëri. Si dhe sqarohen disa procedura për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Qeveria miraton pr/buxhetin 2024, Mete: 1/3 shkon për mbrojtje sociale! Eurobond? Ka nevojë për financim të borxhit publik

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbuxhetin 2024. Ministri i i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i pyetur nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku nëse në projektbuxhet kanë lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër nuk e përjashtoi si mundësi. Ndërkaq shtoi se 1/3 e buxhetit do të shkojë për mbrojtje sociale.

Pyetje: Në projektbuxhet a keni lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër?

Përgjigje: Nevoja për financim dhe rifinancim të borxhit publik është. E rëndësishme është që borxhi publik projektohet të jetë rreth 60% në fund të vitit që është një kufi që nëse do vazhdojë të zbresë edhe më poshtë na çon ne në grupin e vendeve me financa publike më të forta.

Pyetje: Sa koncesione do financohet në pr buxhetin e vitit 2024?

Përgjigje: Relacioni i buxhetit do të përmbajë një analizë të detajuar të të gjitha kontratave. Ne po punojmë edhe me BB dhe FMN që të hartojmë një listë dhe analizë të rreziqeve të paraqiten në këtë drejtim. Që të kemi ndryshime ligjore pë të pasur një strukturë më solide.

Pyetje: A keni caktuar fond në grupin e emergjencës për të pasur mbështetje ekstra për familjet në nevojë në rast se kemi rritje të inflacionit?

Përgjigje: Sa i përket mbrojtjes sociale 1/3 e buxhetit shkon për mbrojtje sociale... Besojmë që kemi një pjesë të financuar dhe të pasur në vëmendje nga buxheti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 27/10/2023 21:04

    Kujtoheni per ushtrine dhe per bashkite, por harroni Arsimin…

    Përgjigju
    • Or tej: 28/10/2023 07:19

      Arsimin? Po largohen te gjithe nga ky vend e do kete cdo vit me pak nxenesa or teeeejjjjj

  • Ndergjegja: 27/10/2023 20:47

    Po ça lesh buxheti miraton qeveria o gazetare. Qeveria propozon buxhetin dhe zerat e tij....eshte parlamuti qe e miraton ....

    Përgjigju
  • Gripi: 27/10/2023 20:20

    Do hame me luge floriri tani! Nuk kishte faj ai sekseri qe merrte 2 milion leke per nje pastruese.

    Përgjigju
  • Une dhe ti: 27/10/2023 19:50

    Po ne sektori privat pse reklamoni page mesatare 900 € realisht eshte 400-600 € e me me shume ore nga sektori publike ? Kurioz jame te di cfare produktiviteti dha sektori publik per ta merituar 900 € page ata 50% jane me 9 klase shkolle jane? Apo shperblim per Voten me taksat e popullit,Apo iken edhe Budallenjt dpni ti mbani, Po me spiralen e inflacionit Si do i veje halli rrit paga rrit cmime ,po pensionist te pa punet asistencat sociale , shto uje e shto mjell haaaaa

    Përgjigju
  • Leo: 27/10/2023 18:29

    Jepi vlla se me rritjen e siguracioneve shoq. nga paga e rritur dhe nga taksimi i profedioneve do ta shofesh si do shkojne sherbimet 200% me shume

    Përgjigju
  • Po rrumbullakoseni: 27/10/2023 18:23

    Jeni ç'jeni rrumbullakoseni pagën mesatare në 1000 për efekt llogarie. Paga minimale sa do jetë se aty janë shumica? 200 euro apo me lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit