Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon zgjidhje menjëherë të situatës së krijuar pas bllokimit të pagave të sistemit të drejtësisë.
Përmes një letre dërguar Ministrisë së Financave, KLGJ ka kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të magjistratëve dhe nëpunësve të tjerë të sistemit të drejtësisë për muajit gusht 2026.
Reagimi i KLGJ erdhi si përgjigje e deklaratave të Ministrisë së Financave për Report Tv, ku pretendohej se moskalimi nga Thesari i pagave të rritura të magjistratëve, lidhet me përllogaritjen e tyre sipas një vendimi të KLGJ-së dhe KLP-së, ndërkohë që kompetencën për miratimin e tyre e ka parlamenti. Financat kërkojnë llogaritjen e pagës në bazë të metodës së vjetër. Po ashtu Ministria e Financave garantoi se sapo parlamenti të miratojë ndryshimet e nevojshme ajo do të sigurojë burimet e nevojshme financiare për përballimin e çdo diferencë page që do të rezultojë e detyrueshme.
Ndërkohë KLGJ pretendon se listëpagesat janë dorëzuar edhe për muajin gusht 2026 dhe pagat duhet të kalojnë sa më parë. Më tej KLGJ thekson për vendimin për pagat e magjistratëve, kanë zbartuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat. Sipas KLGJ-së, asnjë institucion nuk rivlerëson apo relativizon vendimin e Kushtetueses.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote
Lajmi kryesor:
Thesari s’kaloi pagat e rritura të magjistratëve, Financat: I cakton Kuvendi! Këshilli Gjyqësor: Ekzekutoni pagesat! Rama: KLP e KLGJ, fytyrat e dështimit të reformës në drejtësi





