Qeveria ndryshim në marrëveshje, Ksamili dhe Orikumi bëhen pjesë e projektit për investime në infrastrukturë dhe rikualifikim urban

Qeveria ndryshim në marrëveshje, Ksamili dhe Orikumi bëhen pjesë e projektit për investime në infrastrukturë dhe rikualifikim urban

Orikum

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shtesën e huasë më Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit për ‘Përmirësimin e Infrastrukturës në Zonat Turistike.’ Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, bëri me dije se me këtë shtesë do të ndërhyhet në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit. Përmes kësaj marrëveshjeje, pritet të ndërhyhet për komponentët e rikualifikimit urban, për përmirësimin e infrastrukturës siteve turistike.

Sipas Vjeros, kjo ndërhyrje do të ndikojë drejtpërdrejtë në turizëm, pasi me përmirësimin e këtyre zonave turistike do bëhet e mundur edhe thithja e sa më shumë turistëve. Qeveria ka vendosur që të shtojë në këtë marrëveshje Ksamilin dhe Orikumin me argumentin se këto janë dy zona të rëndësishme kapacitete të larta sa i përket turizmit.

"Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.

Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urabane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë. Ndërhyrjet do ndikojnë në përmirësimin e zonave dhe turizmit që më pas përkthehen në të ardhura”, tha zv.ministrja.

Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është nënshkruar në vitin 2017. Qeveria kishte përcaktuar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si rajone prioritare për ndërhyrje, ndërsa sot u shtuan dhe Orikumi e Ksamili.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 22/09/2022 14:24

    Unë do të sugjeroja që në Orikum meqë është tokë moçalore dhe nuk mban ndërtime (më mirë kështu), të bëhet kompleks me fusha sporti. Tenis, futboll, basketboll, volejboll etj.. Kështu shmangen dhe ndërtimet të paplanifikuara dhe krijohet një kompleks i madh në zonë, pse jo nga më të mëdhenjtë në të gjithë bregdetin.

    Përgjigju
  • Roni: 22/09/2022 13:13

    Ishim sivjet ne Orikum. Bukur plazhi, bregu i detit korrekt, me disa bunkere te zhytur dhe plehrat anash. Qyteti eshte shume i piset, asnje pastrim, vetem pallate qe ndertohen, nje rruge e gjate e mbushur me tezga dhe makina qe sorollaten per asgje. Nga bregu i detit deri tek qendra, toke e metur bosh, mbase per ndertim, asnje lulishte apo park. Shpresojme qe te behet diçka e mire dhe jo vetem pallate per turiste.

    Përgjigju
  • Bim: 22/09/2022 11:36

    Me vjen shume mire per keto zona qe po zhvillohen, veriu po shof qe eshte braktise totalisht

    Përgjigju
    • Bim: 22/09/2022 15:39

      Ke te drejte A.N, por ketu flitet per nderhrje ne qendrat urbane dhe kishte ken mire me kthy koken edhe nga Veriu, shpresojm qe Ksamili te ndryshoj pak

    • A. N.: 22/09/2022 15:23

      Nuk thua shyqyr qe eshte braktisur? Aty ku ka futur hundet shqiptari, aty ka marre fund cdo gje. Shih katrahuren nga betonizimi i kryeqytetit, durresit, sarandes, etj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit