TIRANË, 17 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- Qeveria miratoi ditën e mërkurë disa ndryshime në vendimin "Për kuotat e transferimit të studimeve dhe tarifat e shkollimit për studentët që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, në institucionet Publlike të Arsimit të lartë, në vitin akademik 2014-2015".
Sipas vendimit, kuotat e parealizuara rishpërndahen nga ministri i Arsimit dhe Sportit, në varësi të prioriteteve dhe politikave shtetërore në arsimin e lartë. Kuotat e parealizuara dhe të pashpërndara pas datës 31.12.2014 nuk mund të rishpërndahen. /a.ke/