Qeveria ndryshon dietat për
ushtarakët në misione

Qeveria ndryshon dietat për<br />ushtarakët në misione
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e radhës, e cila në mungesë të kryeministrit Edi Rama është drejtuar nga zëvendës kryeministri Niko Peleshi. Qeveria vendosi të ndryshojë dietat e ushtarakëve në misionet paqeruajtëse.

 Për  forcat e armatosura që janë me mision në Afganistan ISAF  dieta për ditët e qëndrimit është  caktuar 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore. Për ata që janë  me mision në Bosnjë – Hercegovinë dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore.  Qeveria vendosi gjithashtu që ushtarakët të cilët janë në operacionin e “KFOR”-it Kosovë dieta për ditët e qëndrimit, në masën 8 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.144, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E NJË EKIPI KËSHILLUES USHTARAK (MAT-A) TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK “ISAF”, NË AFGANISTAN”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të pikave 6 e 11, të     nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shkronja “a”, e pikës 5, të vendimit nr.144, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”
 
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
 
      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
V E N D I M
 
PËR
 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.145, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME PËRFAQËSUES NË SHTABIN “EUFOR”, NË KUADËR TË OPERACIONIT USHTARAK “ALTHEA”, TË BASHKIMIT EVROPIAN, NË BOSNJË - HERCEGOVINË”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shkronja “a”, e pikës 4, të vendimit nr.145, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
 
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
 
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.140, DATË 28.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA ME PËRFAQËSUES NË EKIPIN OPERACIONAL TË ALEANCËS (TFA), TË KOMANDËS SË BASHKUAR TË KUNDËRZBULIMIT (ACCI), NË OPERACIONIN USHTARAK “KFOR”, KOSOVË”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
3. Shkronja “a”, e pikës 4, të vendimit nr.140, datë 28.2.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:
 
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
4. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
 
V E N D I M 
 
PËR
 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.530, DATË 13.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJE NË OPERACIONIN USHTARAK “ISAF”, NË KANDAHAR, AFGANISTAN”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të  ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shkronja “a” e pikës 5, të vendimit nr.530, datë 13.7.2010, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
 
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë)  
      lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
 
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
 
         Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
V E N D I M
 
PËR
 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.197, DATË 16.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR “KFOR”, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shkronja “a”, e pikës 5, të vendimit nr.197, datë 16.3.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
 
2. Ngarkohet Ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
V E N D I M
 
PËR
 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.532, DATË 7.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONE USHTARAKE, NË SHTABE TË NDRYSHME NË AFGANISTAN”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të nenit 14, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave.
 
V E N D O S I:
 
1. Shkronja “a”, e pikës 2, të vendimit nr.532, datë 7.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:
 
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 9 000 (nëntë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
 
      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç