Qeveria ndryshon të
mërkurën, hyn PDIU

Qeveria ndryshon të<br />mërkurën, hyn PDIU
Ditën e mërkurë qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha do të ketë ndryshime. Pasi në në mbledhjen e kabinetit qeveritar për javën e ardhshme në këtë ditë, pritet të miratohen dhe katër emrat e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi për postet e zv.ministrave.
Ndërkohë që ditën e hënë në dorën e kryeministrit Berisha pritet të mbërrijnë dhe emrat e propozuar nga ana e PDIU, për këto poste, që do të çojnënë një riformatim të ri tëqeverisë në nivelet e dyta të bashkëqeverisjes, duke shtuar dhe një aleat më shumë dhe me peshë në elektoratin shqiptar, në koalicioninn qeveritar të drejtuar nga PD, kur ka mbetur pak më shumë se një vit qeverisje.
Ka qënë njëri ndër drejtuesit kryesorë të PDIU, deputeti i kësaj partie DashamirTahiri ai që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke deklaruar se "ditën e hënë do të dërgohen tek kryeministri Sali Berisha emrat e propozuar nga PDIU për postin e zv.ministrave, për t'u miratuar në mbledhjen e radhës të qeverisë".
Në këtë përfshirje në koalicion është arritur perms negociatave gati 4 mujore mes PDIU e PD, ku kreu i mazhorancës Berisha e ka vlerësuar maksimalisht këtë parti për peshën e saj në elektorat por dhe për filozifinë që përfaqëson dhe sidomos për faktin se asnjëherë në tërë këtë kohë kur është deklaruar si pjesë e mazhorancës nuk ka vënë kushte për të marrë poste. Por ka qënë gjithnjë konsekuente në përpjekjen e saj për maksimilizimin e çështjes çame dhe zgjidhjen e saj. Bëhet fjalë për postin e zv.ministrit të Drejtësisë, zv.ministrit të Arsimit të Turizmit e Kulturës, zv.ministrit të Arsimit, zv.ministrit të Drejtësisë dhe të zv.ministrit të METE-s. Ndërsa për nivelet e tjera të qeverisjes, bëhet fjalë për drejtimin e drejtorive që janë në këto dikastere. Burimet saktësojnë se emrat e zv.ministrave janë Abaz Hado që do propozohet për zv.ministër i Turizmit e Kulturës, Gazmir Osmani, përfaqësuesi i PDIU në KQZ për zgjedhjet, i propozuar për numrin dy të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Tana, drejtues i shoqatës "Çamëria" ose Halim Halimaj, për zv.ministër i Arsimit.
Ndërkohë që Adri Nurellari do të jetë në konkurrencë me Halim Dariun për postin e zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ende s'është specifikuar nëse do të lëvizin zv.ministrat ekzistues, apo do ketë shtesë dhe katër zv.ministra të tjerë. Ajo që thuhet nga burimet e brendshme të mazhorancës është se nuk do të ketë lëvizje të përfaqësuesve aleatë, por nëse pritet lëvizje, do "sakrifikohen" ata të PD.
Dhe ku më e "kuotuara" në këtë rast për të lëvizur është zv.ministrja e Turizmit e Kulturës,Suzana Turku e cilamund të kalojë në krye të TKOB, për të zëvendësuar në këtë post Cikon, tashmë në moshën e pensionit. Nga ana tjetër në nivelet e dyta, PDIU ka marrë kreun e Institutit të Sigurimeve ku është prezantuar drejtoresha e re Vjollca Braho dhe mësohet se PDIU do t'I lihet edhe posti i nëndrejtorit të Hipotekave. Ndërsa ka postin e drejtorit të patentave, dhe dhe poste të tjera drejtorësh.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie