Qeveria përcakton kriteret e përfitimit të qirasë së strehimit për punonjësit e AMP

Qeveria përcakton kriteret e përfitimit të qirasë së strehimit për punonjësit e AMP

Foto ilustruese

Në vendimin e publikuar sot nga qeveria, janë përcaktuar masa e përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët transferohen në detyrë në një largësi mbi 36 kilometra larg vend banesës së regjistruar dhe të cilëve nuk u sigurohet nga Agjencia mjedisi për akomodim.

 

VENDIM PËR

1. Përcaktimin e kritereve dhe të masës së përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët transferohen në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm brenda vendit dhe të cilëve nuk u sigurohet nga Agjencia mjedisi për akomodim.

2. Kur punonjësi nuk ka në ngarkim persona të tjerë familjarë, me të cilët zhvendoset jashtë vendbanimit të përhershëm, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 30 (tridhjetë) m² neto. Për çdo person familjar shtesë, sipërfaqja neto shtohet me 10 (dhjetë) m².

3. Punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm brenda vendit, përfiton kompensim për qira banese, nëse transferohet për shkak të detyrës, për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.

4. Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vërtetohet nëpërmjet certifikatës familjare, në momentin e transferimit.

5. Masa e përfitimit të kompensimit për strehim të jetë sa vlera minimale e qirasë mujore, sipas përcaktimeve në pikën 2, të vendimit nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”.

6. Punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që përfiton kompensim për qira banese, paraqet pranë strukturës përgjegjëse të burimeve njerëzore dokumentet e mëposhtme:

a) Kërkesën me shkrim për kompensimin e qirasë së banesës;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës ku është transferuar;
ç) Vërtetimin nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës se ai ose pjesëtarët e familjes, që ka në certifikatën e gjendjes familjare, nuk kanë banesë apo nuk kanë aplikuar për legalizim banese, në juridiksionin ku është emëruar ose transferuar.

7. Punonjësi përfiton kompensim për qira, sipas këtij vendimi, për aq kohë sa zgjat transferimi i tij, ose deri në sistemimin me banesë të përhershme në vendin e punës ku është transferuar.

8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë