Qeveria prezanton strategjinë 2024-2030: Jo turizëm masiv! Vendi do ndahet në 6 rajone turistike! Rrisim netëqendrimet me 138%

Tirane- Mbi një sezon veror që e konsideron të suksesshëm, me 9.7 mln vizitorë të huaj nga janari deri në muajin shtator, qeveria projekton edhe Shqipërinë turistike 2030, por drejt turizmit të qëndrueshëm e jo atij masiv.

Në finish synojmë të shkojmë si lider në rajon" tha Kumbaro.

Përballë operatorëve turistikë dhe kryetarëve të bashkive, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro prezantoi strategjinë e re kombëtare të Turizmit 2024-2030, e cila do të hidhet për konsultim publik javën e ardhshme, e që do të mbështetet në aspektin social, mjedisor dhe ekonomik.

“Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe përgatitja e profesionistëve të kualifikuar' tregoi Kumbaro.

Objektivat në strategjinë e re kombëtare janë të qarta, e shifrat për turizmin në 2030 parashikohet të jenë këto

"Synojmë të arrijmë rritjen me 138% të netëqëndrimeve në 2030, rritjen me 4 herë të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga formalizimi i sektorit, rritjet me 65% të të rinjve që do të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve dedikuar turizmit në të gjithë sistemin e mesëm e të lartë, rritjen me 26% t qëndrimit mesatar të turistëve në Shqipëri" tha Kumbaro.

Kumbaro foli edhe për një skemë të re të menaxhimit të hapësirave publike në plazhe që qeveria pritet ta miratojë javën e ardhshme, e që vijës bregdetare do t’i japë një fytyrë të re, pa mbipopullim çadrash e shezlongësh.

"Në çdo 1 km plazh do të ketë minimumi 300 metra plazh publik”.

Reforma në turizëm parashikon që të drejtën për shezlongje private ta kenë vetëm hotelet, edhe ata në varësi të numrit të dhomave dhe me distancë nga njëri tjetri, e jo me beach baret dhe restorantet. Çadrat në të gjithë vijën bregdetare  do të menaxhohen nga bashkitë të cilat do të kenë një çmim tavan dhe të arsyeshëm mbi të cilat nuk mund të kalojnë.

Për të pasur mirëadministrim në gjithë territorin vendi do ndahet në 6 rajone turistike, bregdeti i Adriatikut, rajoni turistik verior, i Tiranës, ai qëndro, i bregdetit të Jonit si dhe rajoni jugor.

Strategjia kombëtare e Turizmit 2024 - 2030 
6 rajohet turistike 
1- Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut
2- Rajoni turistik verior i brendshëm
3- Rajoni turistik i Tiranës
4- Rajoni Turistik Qendror
5- Rajoni turistik i bregdetit të Jonit
6- Rajoni turistik jugor i brendshëm
Ku mbështetet strategjia e turizmit?
1 -Investimet,
2- Politika fiskale dhe rregullatore në Turizëm
3- Menaxhimi i destinacionevëe
4- Zhvillimi i produktit turistik
5- Marketingu
6 – Përgatitja e profesionistëve të kualifikuar
Kjo e mbështetur në 3 parime bazë
Mbrojtja sociale
Mbrojtja mjedisore
E zhvillimi Ekonomik

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
U hap në qershor, 2.7 milionë makina kaluan në aksin Thumanë-Kashar! 715 mijë makina në tunelin e Llogarasë! Kumbaro! 9.7 milionë turistë për 9 muaj

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm”.

Nga ana e saj ministrja Balluku ndau me kryebashkiakët dhe shifrat e fluksit jo vetëm në Rinas por dhe në aksin Thumanë Kashar e hapur në fund të qershorit, dhe tunelit të Llogarasë i hapur në korrik.

"Nga 28 qershori deri në 30 shtator  në aksin Thumanë-Kashar kanë kaluar 2 milionë e 700 mijë automjete, shifër rekord edhe për autostradat e rajonit. Ndërsa tek tuneli i Llogarasë nga 5 korriku-30 shtator 715 mijë e 198 automjete

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë ndërsa deri në fund të vitit parashikohen 10.4 mln pasagjerë.

Por mendojmë që do tejkalohet. Parashikojmë që viti të mbyllet me 69 mijë fluturime, të cilat janë të shpërndara gjatë vitit në mënyrë të barabartë, jo si në vitin 2022 që sezoni niste në fund të qershorit. Në një ditë të vetme në aeroportin e Rinasit u regjistruan 45 100 pasagjerë”, shtoi ajo

Balluku theksoi se ka pasur rritje të numrit të destinacioneve të reja nga 109 destinacione të reja në drejtim të Europës në vitin 2023, këtë vit ka pasur 136 destinacione të reja, ndërsa në 2025 pritet të bëhet dhe dorëzimi i aeroportit të Vlorës.

“Viti 2025 do të ketë një sërë risish në infrastrukturë, por më e rëndësishmja është dorëzimi i Aeroportit të Vlorës, duke i dhënë Shqipërisë një nga aeroportët më të mëdhenj në rajon me pistë të kategorisë E, 3.2 km të gjatë. Presim të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do të limitojnë numrin e turistëve që vijnë”, tha ajo. 

Shifrat u prezantuan në takimin vjetor për analizën e sezonit turistik veror 2024 që u zhvillua sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë

Ora 09:00
Ndryshojnë rregullat, leje për stacione plazhi vetëm për hotelet! Në çdo 1 km të bregdetit, minimumi 300 metra hapësirë publike

Qeveria javën tjetër do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët sot në Pallatin e Kongreseve.

"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë e pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve" tha Kumbaro.

Çfarë parashikon rregullorja e re?
Hotelet do të jenë të vetmet që kanë mundësi për të aplikuar për të menaxhuar stacione plazhi në proporcion të drejtë me numrat e dhomave. Është shtuar dhe kriteri i ri: Në çdo 1 km plazh do të ketë minimumi 300 metra plazh publik.

"Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin do të behet kjo. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë dhe pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve, oferta gjithë përfshirëse turistike e vendit ka ndryshuar ka ndryshuar edhe filozofinë dhe udhëtimeve të turistëve dhe të pushuesve vendas apo të huaj që nuk vijnë vetëm për të pushuar në bregdet, por edhe gjatë muajve të verës duan që ti marrin maksimumin këtij vendi. Pas shumë diskutimeve dhe debate edhe brenda qeverisë dhe me kolegë, modeli i ri i menaxhimit të plazheve do të bazohet në parimin kryesor se shezlongët në vetvete nuk mund të jenë parimi parësor i biznesit, por duhen trajtuar si një aksesor shtesë i hoteleve apo i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh do të kemi 300 metra plazh publik, kjo është një sfidë shumë e madhe për ne për bashkitë" tha Kumbaro.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 iu prezantua sot kryetarëve të bashkive. 

Strategjia e cila projekton krijimin, përmirësimin dhe konsolidimin e produkteve turistike e ndan vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm. Ajo mbështetet në 6 shtylla.

Sfidë tjetër do jetë dhe pastrimi i përditshëm i plazheve, për të cilën kërkohet dhe angazhimi i pastrimit të plazheve. 

Për qeverinë, për të gjitha agjensitë dhe për bashkitë e bregdetit do të jetë një sfidë e madhe për tu angazhuar me të gjitha forcat në administrimin e plazheve të lira dhe në pastrimin e bregdetit, ku edhe këtë vit agjencia kombëtare e bregdetit vijoj të njëjtin operacion, plazhe të pastra, për çka ne angazhohemi që ta bëjmë edhe vitin 2025 në Shkodër, në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe në Sarandë, në pastrimin e përditshëm të 93 kilometrave linear plazhe.

Pastrimi është një betejë që ne e firojmë çdo vit dhe se fitojmë për të thënë që Shqipëria këtë vit ishte më e pastër se vitin e kaluar, ne me këtë duam të ndërtojmë Shqipërinë model të pastërtisë dhe duhet që të mobilizohemi të gjithë siç jemi edhe këtu sot përfaqësues nga të gjithë sektorët.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 12/10/2024 17:01

    Ma e poshter se kjo kumbaro nuk bahet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi